Aktorja e njohur Eva Pëllumbi ka ndërruar jetë para disa orësh.
Eva Pëllumbi njihet për rolet në filmat shqiptarë si ‘Vajza me kordele të kuqe’ apo ‘Kapedani’.
Gjithashtu aktorja Eva Pëllumbi ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur role të cilat kanë mbetur në memorie e të gjithëve, sidomos të fëmijëve të viteve 80′-të. Aktorja ka luajtur edhe rolin e Çufos nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe personazhin e Pinokut nga vepra e Carlo Collodit.