Aktorja amerikane Lisa Banes ndërroi jetë moshën 65-vjeçare pasi u përplas nga një skuter në Neë York, konfirmoi policia të martën.
Banes u bë e famshme me rolin e Marybeth Elliott, nënës së Amy në filmin me titull “Gone Girl” një trilerin psikologjik i David Fincher në vitin 2014.
Ajo gjithashtu u shfaq në filma si Cocktail dhe A Cure for Wellness.
Aktori dhe regjisori Seth MacFarlane udhëhoqi homazhet, duke thënë se vdekja e saj ishte “një humbje e jashtëzakonshme”.
Policia e Nju Jorkut konfirmoi për BBC se Banes u godit nga një skuter, ndërsa ecte nëpër një vendkalim për këmbësorë në Manhattan më 4 qershor.
Duke vuajtur nga një dëmtim në kokë, ajo u dërgua në spital dhe më pas vdiq të hënën.
“Skuteri më pas u largua nga vendndodhja, duke vazhduar drejt veriut,” tha policia e Neë York në një deklaratë.
“Nuk ka arrestime dhe hetimi mbetet në vazhdim.” Partnerja e Banes, Kathryn Kranhold bëri homazhe në Tëitter.
Banes lindi në Cleveland, Ohio dhe u shqua në vitet 1980 në një larmi shfaqjesh televizive dhe shfaqjeve në skenën e teatrit në Broadëay. Por ishte për rolin e saj si Marybeth Elliott, nëna e personazhit të Rosamund Pike, Amy Elliott në Gone Girl, që ajo u bë e njohur për një audiencë më të gjerë.
Filmi mori katër nominime për Globin e Artë, përfshirë aktoren më të mirë për Pike.