Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzon kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Laze, për përjashtimin e trupës që do shqyrtojë dosjen e tij në kuadër të Vettingut.
Gjyqtari Artan laze kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese me pretendimin se ishin treguar të njëanshëm. Sipas tij, trupa e KPK e ka hetuar atë vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale.
Artan Laze është gjyqtar i Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës. Përpara trupës së KPK, Laze mbrohej nga avokati Sokol Hazizaj.