osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artan Lazaj rrëzon gjetjet e KPK, shpërthen në akuza kundër trupës gjykuese dhe ILDKP: Deformohen të dhënat

Artan Lazaj rrëzon gjetjet e KPK, shpërthen në akuza kundër trupës gjykuese dhe ILDKP: Deformohen të dhënat

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj duket se është drejt shkarkimit nga detyra. Dje ai kaloi në sitën e vetingut, ndërsa trupa gjykuese e kryesuar nga Brunilda Bekteshi bëri publike të gjitha shkeljet me pasurinë që kanë rezultuar gjatë hetimit paraprak administrativ të kryer prej tyre. Sipas relatorit Lulzim Hamitaj, edhe ILDKP ka sjellë raport negativ për Lazajn ku thuhet se deklarimi i pasurisë është i rremë, por nuk ka fshehje pasurie. Relatori u shpreh se gjyqtari Lazaj, i cili njëkohësisht është kandidat për KLGJ, zotëron dy apartamente në Tiranë, një në Bulqizë, një në Vlorë, një tokë kullote në Porto Romano, si edhe një makinë tip “Benz” të blerë nga KQZ. Lidhur me apartamentin në Tiranë, përfituar në 2010 me vlerë 129 mijë euro, relatori tha se nuk është deklaruar në 2010, por në 2011. “Në deklaratën e vetingut çmimi i apartamentit është deklaruar 129 mijë euro, ashtu siç është edhe në kontratë, ndërsa në deklaratën e ILDKP është deklaruar 120 mijë euro. Në deklaratën e vetingut nuk është specifikuar cili është burimi financiar për këtë blerje”, tha relatori. Më tej ai citoi përgjigjen e gjyqtarit për këtë pikë. “Lazaj na është përgjigjur ‘e kam paguar ashtu sikur thotë kompania dhe kontrata me firmën ‘Orion’. Pagesat i kam bërë me bankë dhe e kam shlyer përfundimisht në 2014””, tha Lulzim Hamitaj. Ai shtoi se nga verifikimet ka rezultuar se në 2009 gjyqtari ka bërë transfertë 3.9 milionë lekë kundrejt ‘Orion shpk’. Por relatori theksoi se këto pagesa nuk janë pasqyruar asnjëherë në deklaratën e pasurisë së gjyqtarit. “Më 18.5.2010 gjyqtari Artan Lazaj ka derdhur 50 mijë euro për ‘Orion shpk’. Gjyqtari bankës i ka thënë janë burim nga emigracioni, por nuk është në deklaratën e vitit 2009. Në deklaratën e 2009 gjyqtari ka thënë vetëm 5 mijë euro cash nga shitja e një makine”, u shpreh Lulzim Hamitaj

Gjetjet e tjera

Relatori Lulzim Hamitaj vijoi më tej duke u ndalur tek apartamenti tjetër në Tiranë, ku po ashtu u konstatuan mospërputhje mes deklaratave. “Përsa i përket apartamentit tek Rruga e Durrësit, në deklaratën e vetingut gjyqtari thotë e ka blerë në 2004 dhe e ka shitur në 2010. Në 2004 është blerë 4 milionë lekë sipas kontratës noteriale dhe jo 53 mijë euro sikur është shkruar në deklarimin e vitit 2004. Sipas kontratës së shitjes të këtij apartamenti në 2010 çmimi është 90 mijë euro dhe jo 8 milionë sikur është deklaruar. Gjyqtari ka bërë kontratë noteriale fiktive. Rezulton mospërputhje nga deklarata e gjyqtarit dhe përgjigjeve që na ka sjell gjyqtari me email”, u shpreh ai. Artan Lazaj zotëron edhe 1/3 e apartamentit në Vlorë, por sipas komisionit të vetingut, nuk është deklaruar shuma e përfituar nga shitja e këtij apartamenti. “Apartamenti është shitur në vitin 2001 dhe jo në vitin 2012”, shtoi KPK. Edhe për apartamentin në Bulqizë trupa gjykuese theksoi se janë kryer deklarime të pasakta dhe të paplota. Një tjetër pikë problematike për gjyqtarin ishte edhe pagesa e kryer për shkollimin e vajzës. Relatori tha se Lazaj ka kryer një pagesë prej 10 mijë e 280 euro për ‘Albanian College’ për shkollimin e vajzës, por s’i ka pasqyruar asnjëherë në deklaratë. Sakaq, Lulzim Hamitaj deklaroi se mospërputhje mes deklaratash ka edhe sa i takon tokës në Porto Palermo si edhe makinës së blerë nga KQZ. “Në 2017 gjyqtari ka deklaruar tokë 1 mijë m2 në Porto Palermo, në kontratë noteriale e ka vetëm ai si blerës. Ndërsa në deklaratën veting shprehet se ka pjesë takuese 1/4 e tokës. Përsa i përket makinës gjyqtari e bleu më lirë tek KQZ dhe e shiti pak kohë më pas me vlerë 5 mijë euro, pasi makina ishte e 1997. Çmimi nuk pasqyron realitetin nëse merren parasysh vitet e amortizimit dhe çmimin mesatar të tregut në atë kohë”, përfundoi relatori Lulzim Hamitaj. Duke marrë parasysh të gjitha këto gjetje të KPK, mund të arsyetojmë se gjyqtari Artan Lazaj do të shkarkohet nga detyra. Megjithatë vendimi përfundimtar i KPK do të jepet me datë 11 korrik në orën 09:30./Mimoza IBRA