Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se prokurorët shqiptarë kanë shkuar në Itali për të marrë në pyetje Nezar Seitajn.
Hoxha tha:
“Nga informacionet që unë kam, sot kanë shkuar me urgjencë prokurorët tanë në Katania për të marrë në pyetje Nezar Seitajn.”
I pyetur nga Hoxha se a do të vepronte ndryshe me ‘financierin’ e Habilajve nëse do të kthehej pas në kohë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se do të vepronte njësoj.
Gjonaj u shpreh:
“Për shkak të një marrëveshje që ne kemi, kjo nuk përbën ndonjë të re. Kemi ngritur grupe të përbashkëta hetimore. Njësoj do të veproja.”