Mbrëmjen e sotme në emisionin “Java” në RTSH ish deputeti demokrat Ervin Salianji po flet për përgjimet e çështjes “Babale” të bëra publike nga ai si dhe mbi akuzën që rëndon mbi të.
Në studion e emisionit bashkë me të janë edhe analisti Lorenc Vangjeli dhe gazetari Arton Hoxha me të cilët Salianji pati një debat të ashpër pak ditë më parë në një studio televizive.
Teksa Salianji sqaronte akuzat të cilat rëndonin mbi të si i pandehur dhe çështjen e përgjimeve gazetari Artan Hoxha iu drejtua me fjalët: “Je bërë si kjoskë shëtitëse”.
Kujtojmë se më gjatë debatit para pak ditësh Artan Hoxha e quajti Ervin Salianjin mashtrues.