osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artan Hoxha rikthen vëmendjen nga 21 Janari: Kromi, koncesionet dhe rrëmbimi e më pas zhdukja e këshilltarit të Dritan Priftit që kryesoi auditin

Artan Hoxha rikthen vëmendjen nga 21 Janari: Kromi, koncesionet dhe rrëmbimi e më pas zhdukja e këshilltarit të Dritan Priftit që kryesoi auditin

Pak ditë na ndajnë nga përvjetori i radhës i 21 Janarit të vitit 2011 ku u vranë 4 protestues përpara Kryeministrisë.

I ftuar në studion e “ABC” gazetari Artan Hoxha tha sot se ka rihapur arkivat për të analizuar edhe njëherë se përse shkuam në atë ngjarje, ndërsa ngre dyshime lidhur me zhdukjen e Eduard Belegut, ish këshilltari i ministrit të Energjisë në 2010.

“Po vjen 21 janari dhe këto kohë i jam rikthyer arkivës përse shkuam te 21 janari 2011. Personazhet politike të përfshira në atë histori kanë dhënë disa të dhëna shumë interesante. Një politikan ka thënë keni parë ju atje në Bulqizë si ndodhin vrasjet?

Tjetri ka thënë u ngrit një grup auditi që hetoi dy muaj nga momenti i tranzicionit te qeverisë Berisha 1, derisa u ngrit Berisha 2 nga qershori në shtator, u dhanë 40 koncesione. Grupi që hetoi gjeti shkelje dhe ia çoi kryeministrit.

Po e dini kush ishte personazhi që del për auditin për licencat e audit në Bulqizë dhe koncesionet? Ishte këshilltari i ministrit të Energjetikës atë kohë, Eduard Belegu i cili u rrëmbye në Laprakë dhe u zhduk pa gjurmë dhe policia thoshte ka ikur pa lajmëruar familjen.

Një zyrtar i rëndësishëm që ishte kandidat për deputet, që kishte drejtuar një grup auditi dhe u zhduk” tha ai.

Pse lidhet emri i tij me 21 Janarin? “Sepse gjatë konfliktit që ndodhi para 21 janarit, pas publikimit të videos së famshme mes ministrit të Energjetikës së kohës dhe zv/ kryeministrit të qeverisë Berisha… Ajo video është publikuar në datë 11 ose 12 janar dhe pati një debat të madh publik deri në datë 21 kur u bë protesta.

Ishte Belegu që hapi të gjitha licencat e minierave, kromi është një nga pasuritë më të mëdha që ka Shqipëria. Në momentin që u zhduk Belegu, ka shkuar të marrë 80 mijë dollarë që ia kishte njëri borxh, u zhduk në mes të Tiranës” tha Artan Hoxha.