Gazetari investigativ Artan Hoxha, i njohur për investigimet e tij lidhur me kultivimin e kanabisit në vend apo edhe rastet dhe krimet më të bujshme, është i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, ku po flitet rreth temës “Rënia e euros dhe paratë e pista”.
Duke komentuar futjen e parave të pista në ekonominë shqiptare dhe rënien e euros, Artan Hoxha zbuloi një mënyrë të re të përdorur gjerësisht në Shqipëri kohëve të fundit, për të pastruar paratë e drogës.
Ai u shpreh se krahas ndërtimeve, tashmë ka filluar investimi në lojrat e fatit.
“Investimi në lojërat e fatit është mënyra më e re e pastrimit të parave. Sot nuk janë shtuar lojtarët por vetëm lojërat. Është një nga fushat ku asnjëherë nuk merret vesh si investohet, si fitohet apo nga vijnë paratë”, – tha ndër të tjera Hoxha.