osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Artan Hoxha i përgjigjet Veliajt: Nuk ma falët atë që thashë para dy javësh, më kërcënuat me mesazh mafioz

Artan Hoxha i përgjigjet Veliajt: Nuk ma falët atë që thashë para dy javësh, më kërcënuat me mesazh mafioz

Artan Hoxha i është përgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, pas replikave të këtij të fundit.

Hoxha shkruan se ai po sulmohet nga Veliaj, për shkak se ka denoncuar aferën e inceneratorëve.

“E kuptoj pse e keni humbur gjakftohtësinë!

Nuk e keni me mua, e keni me inceneratorin (atë të madhin e Tiranës)!

Nuk ma falët atë që thashë para dy javësh!

E varët vath në vesh dhe në rastin me te pare, me niset mesazhin e koduar, tipik mafioz, “ose hesht, ose do të shkatërrojme”….

Ç’a t’thotë vëllai, nuk u bëj dot derman…

Nuk figuroj në borderotë tuaja (që në fakt janë paratë e taksave të qytetarëve më të varfër të Europës).

Nuk figuroj as në përfituesit e projekteve tuaja, as në përfituesit e honorareve tuaja.

Nuk jam në listën e “ndereve apo detyrimeve” tuaja.

Nuk jam në listë-pagesën e marketingut tuaj, sepse nuk kam as media, as portal, as gazetë apo revistë.

Dhe nuk e kam hapur një të tillë, ashtu si dhjetëra dhe qindra kolegë të mi, vetëm e vetëm që të mos detyrohem të trokas në derën tuaj.

Jam thjesht një taksapagues i rregullt i qytetit ku jetoj prej 25 vitesh. Paguaj çdo detyrim si çdo qytetar i Tiranës, edhe pse vazhdoj të jetoj me qira.

Nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë në listë-pagesën e borderosë tuaj, sepse është borderoja më e madhe kriminale se çdo organizatë kriminale në këtë vend”, shkruan ai, ndërsa ka publikuar edhe një shkresë për inceneratorin e Tiranës.

Hoxha dhe Veliaj u përfshinë në replika, pasi gazetari postoi një makinë super luksoze të parkuar para Bashkisë, duke aluduar se atë e përdor pikërisht Veliaj.

Ky i fundit iu përgjigj duke thënë se Hoxha paguhet nga grupe kriminale dhe kërkon t’i vërë atij gjobë.