osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artan Hoxha: Gentian Malindi është peshk i vogël, “koka” e k.okainës që vinte nga Ekuadori është një grup i njohur, që s’i prek kush

Artan Hoxha: Gentian Malindi është peshk i vogël, “koka” e k.okainës që vinte nga Ekuadori është një grup i njohur, që s’i prek kush

Gazetari Artan Hoxha në studion e Report TV, në një koment dhe analizë mbi operacionin “Kuito”, tha se pas 137 kilogramve kokainë që u kapën në 4 kontenierë me banane në portn e Durrësit fshihet një grup i strukturuar kriminal që vepron në Shqipëri prej 2 dekadash dhe ka lidhje të forta politike nga të gjitha palët, pa u goditur asnjëherë nga policia.

Gazetari investigativ i Report TV, tha se tashmë hetimet duhen përqëndruar në gjetjen e provave për të shkuar tek kreu i grupit, ndërsa tha se personi i identifikuar dhe i shpallur në kërkim, Gentian Malindi, është vetëm mbulim, pasi ‘peshqit e mëdhenj’ – tha ai – asnjëherë nuk dalin në lojë.

I ftuar në studion e Repot TV, Artan Hoxha tha se biznesi i peshkut që ka Malindi, është vetëm kamuflim, pasi qarkullimi financiar që sjell kjo sasi droge e kapur, tregon për potencialin që kanë grupet e organizuar shqiptar.

Hoxha tha se Gentian Malindi është me origjinë nga Skrapari dhe jeton në Durrës, nipi i një funksionari të lartë në kohën e komunizmit.

“Është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, me një karrierë të gjatë në këtë fushë. Janë personazhe shumë të njohur, të fuqishëm në Durrës.

Prandaj ata kanë pasur në dorë Portin. Ai të blen drejtorin e Portit, drejtorin e Policisë. Jemi në gjurmët e një grupi me karrierë shumë të gjatë në trafikun e drogës, me lidhje shumë të forta, një grup që nuk është goditur asnjëherë.

Uroj që prokuroria të ketë faktuar lidhjet e këtij grupi me krerët, në mënyrë që të shkohet tek koka. Mendoni që Malindi do ta bënte vetëm 20 milionë euro? Me një anije peshkimi do trafikonte 20 milionë euro? Duke pasur parasysh njohjet, gjurmët e kësaj ngarkese të çojnë tek një grup shumë i njohur në Shqipëri që asnjëherë nuk është goditur”, tha ai.

Artan Hoxha tha se tashmë është fakt që Shqipëria është një nga degëzimet e rrugëve ndërkombëtare që çojnë kokainë në vendet e Bashkrimi Evropian.

“Ne nuk jemi më ‘spaçatorët’ e vegjël, po mundohemi të gjejmë vendin tonë në tregun global. Shqipëria është kthyer në bazë operacionale të trafikut, dhe po kthehet në një degëzim të narko-trafikut që furnizon Bashkimin Evropian”, tha gazetari investigativ i Report TV, Artan Hoxha.

Sipas tij, hetimet duhet të fokusohen edhe tek sasia e kokainës që u kap në portin e Pireut në Greqi në kontenierët e tjerë të nisur nga Ekuadori që nuk kishin destinacion final Shqipërinë.

“Duke pasur parasysh njohjet, gjurmët e kësaj ngarkese të çojnë tek një grup shumë i njohur në Shqipëri që asnjëherë nuk është goditur. Vërtetë kapëm 137 kile, por nuk dimë sa pjesë e drogës që u kap në Pire do të tërhiqej në këto degëzime nga Shqipëria”, tha Hoxha.

Artan Hoxha ngriti pyetje si u lirua Gentian Malindi pasi u kap me 500 kg kanabis?

“Gentian Malindi u arrestua në vitin 2013, ai ka qenë i skeduar. Si doli nga Gjykata? Si e ka liruar gjykata këtë person?

500 kilogramë kanabis që ju kap atij, nuk është sasi e vogël. Dhe ndodhi në vitin 2013. Mesa duket ndërhyrja e DEA-s për të ndërprerë këtë linjë të trafikut të drogës… por nuk e dinë a do të ndërpriten operacionet e tjera të krimit të organizuar që përdor si bazë

Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Maminas ishte sinjal që Porti i Durrësit ishte në monitorim. Rasti i fundit dëshmon që porti i Durrësit vijon të jetë bazë e krimit.

A mund të jetë mbulim biznesi i peshkimit? Në rastin e Arbër Cekajt rezultoi që kompania e bananeve ishte mbulim. Në këtë rast nuk dimë as të kujt ishin kontenierët.

Magazinimi i kontenierit mund të jetë tjetër gjë, nuk është e thënë që ai që ka porositur bananet ka porositur edhe kokainën”, shprehet Artan Hoxha.

Në krye është një biznes që i kalo përmasat dhe kapacitetet e tyre. Nuk është Gentian Malindi. Ata kanë më shumë se dy dekada në këtë rrjet, i kanë ndërruar qeveritë me radhë.

Uroj të provohet përfshirja e tyre në këtë ngarkesë. Në rastin e Arbër Çekajt nuk u provua dot. Mbetëm tek Arbër Çekaj, nuk u provua kush ishte pas tij”, tha Artan Hoxha.

Vlera e kapur prej 137 kg kokainë shkon në 20 milionë euro, por Artan Hoxha sqaroi se kjo sasi për tu hedhur në treg përpunohet dhe arrin në 400 kilogramë, që kap vlerën 40 milionë euro.

Artan Hoxha tha se mbetet gjithashtu për tu parë nëse kjo sasi kaq e madhe droge do të magazinohej dhe përpunohej në laboratorë në Shqipëri, siç është faktuar se ka pasur të tillë, apo nëse do të tregtohej direkt jashtë vendit.