Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, teksa ka komentuar sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë, vlera e së cilës shkonte në 180 milionë euro, në Maminas, ka thënë se ngarkesa e plotë ishte e ndarë në tre kontenjerë.
Hoxha ka thënë se ndërsa njëri është kapur në Maminas, dy kontenjerët e tjerë dyshohet të kenë ndaluar në Malin e Zi.
“Në ngarkesën prej tre kontenjerësh, dy prej tyre dyshohet se mund të kenë ndryshuar destinacion dhe të kenë ndaluar në Malin e Zi.
Duhet të theksojmë se kjo sasi, është sasi e madhe që është kapur dhe kjo kompani ka dhënë prova që mund të bëjë transport të tillë.
Shqiptarët janë prezentë si porositës në Ekuador dhe si financues, për këtë arsye kanë marrë përsipër dhe transpotin. Shpërndarjen e bëjnë vetë për të maksimalizuar fitimet”,- ka thënë Artan Hoxha