Pas një shënimi në rrjetet sociale në lidhje me historinë e vazjës së dhunuar dhe përdhunuar në Fushë Krujë nga i biri i një deputeti të Partisë Socialistem nga gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër gazetari investigativ që bëri publik skandalin e implikimit të shtetit në fshehjen e krimit të rëndë, Basir Çollaku.
Ai duke ju pergjigjur statusit të Hoxhes shkruan se ” Ti po perdor vajzën për të sulmuar oficerin e policisë…nuk ishte i vetmi polic në atë komisariat. Gjithsecili të mbaje pergjegjësinë e tij. Perse ende nuk i ofrojnë mbrojtje?!?! Dhe perse nuk thua meqë ke folur, se çfare i ka ndodhur para dy ditesh?!?! Pjesën e dytë të shkrimit e ke si të Ramës. Ka qendrime të ndryshme por dosje të njejte mik.
Ja pjesë nga debati:
Çollaku: Ti po perdor vajzen per te sulmuar oficerin e policise…nuk ishte i vetmi polic ne ate komisariat. Gjithsecili te mbaje pergjegjesine e tij. Perse ende nuk i ofrojne mbrojtje?!?! Dhe perse nuk thua meqe ke folur se çfare i ka ndodhur para dy ditesh?!?! Pjesen e dyte te shkrimit e ke si te Rames. Ka qendrime te ndryshme por dosje te njejte mik..
Hoxha: Ende nuk ke asnje fakte te vetem qe ta kane kercenuar policin, te kam paraqitur me dhjetera fakte, procesverbale, foto, biseda telefonike, qe polici e ka trilluar historine e kercenimit te vet per te perfituar azil politik. I ke me prova te gjitha, ndersa ti je ende vetem me rrefimin e nje polici pa bere as perpjekjen me te vogel per ta provuar nese thote te verteten. Nuk ke te pakten as edhe nje prove audio, sido qofte ajo edhe e ngjashme me Babalen……
Çollaku: Po te te kishe interesuar Artan nuk beje komedi ne televizione duke perfshire ate turpin e intervistes se saj. Kto provat e tua jane aq transparente sa nuk duken. Hallin qe ke ti me policin e di vete, por ky eshte problemi yt me te qe do ta zgjidhni ju te dy bashke. Une skam interes tjeter vetem ngjarjes. Pastaj mos ngutemi. Mos i kerko te gjitha ne nje dite. Ka kohe boll.