osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arta Marku drejt dorëheqjes, nuk shfaq interes për postin që mban: Afati i aplikimit për Kryeprokuror drejt fundit

Arta Marku drejt dorëheqjes, nuk shfaq interes për postin që mban: Afati i aplikimit për Kryeprokuror drejt fundit

Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm po bëhet më e fortë. Që nga shpallja e thirrjes publike nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë qe shënuar vetëm një kandidaturë: ajo e prokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela.

Por teksa nga mbyllja e garës na ndajnë edhe dy ditë, dje dy emra të tjerë shfaqën interes për të zënë vendin e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Më konkretisht, bëhet fjalë për prokuroren Fatjona Memçaj dhe për avokatin Lulzim Alushaj.

Të dy ata dorëzuan ditën e djeshme pranë KLP kandidaturat për postin e kryeprokurorit me mandat të plotë. Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj ka kaluar në sitën e vetingut. Ajo është përballur me sukses me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke u rikonfirmuar në detyrë.

Aktualisht ajo është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por nëse zgjidhet kryeprokurore pritshmëritë janë që të dorëhiqet nga KED. Memçaj njihet si prokurorja që dënoi në Apel Kastriot Ismailin. Ajo po ashtu ka përfaqësuar shumë çështje kundër korrupsionit.

Garon edhe Lulzim Alushaj

Në garë bashkë me Fatjona Memçajn u fut edhe avokati Lulzim Alushaj. Prej vitit 2005, ai ka marrë titullin profesional “Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë” në Itali. Gjithashtu Alushaj është doktor i shkencave juridike me rezultate të shkëlqyera në Napoli. Doktoraturën në Itali e ka mbrojtur në fushën e studimeve, “Qeverisja e BE-së, politikat shoqërore dhe fiskale”.

Pra, deri tani në garë janë 3 emra: Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj. Ndërsa Çela është prokurori i Krimeve të Rënda që pati konflikt me kryeprokuroren Arta Marku për dosjen “Shullazi”, e cila një vit më parë e transferoi në Berat. Olsian Çela, me një kurrikulum të pasur si një nga prokurorët që hetoi vrasjen e Mirit të Xhikes, laboratorin e Xibrakës apo edhe grabitjen e Rinasit doli hapur në garë duke dorëzuar CV 10 ditë larg mbylljes së afatit të caktuar për konkurrim.

Duhet theksuar edhe një herë fakti se prokurorët që duan të zënë vendin e Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme kanë edhe pak ditë kohë për të dorëzuar aplikimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë e hapi zyrtarisht garën për kryeprokuror në datën 29 mars dhe afati për të kandiduar është një muaj.

Kjo do të thotë se deri në datën 29 prill të interesuarit kanë afat për të aplikuar. Pra e hëna është afati i fundit, por është pushim për shkak të Pashkëve. Sakaq, përveç të hënës pushim janë edhe e marta dhe mërkura. Në këto kushte mbetet të shihet nëse do të ketë një zgjatje afati për faktin se dita e hënë, e martë dhe e mërkurë janë pushim për të zyrtarizuar në një ditë pune mbylljen e garës për kryeprokuror dhe numrin përfundimtar të kandidatëve.

Arta Marku në dilemë

Ajo që bie në sy deri tani është fakti se kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku nuk ka dorëzuar akoma një aplikim për garën. Kur u shpall thirrja, Marku shihej si një ndër emrat e parë që do të shprehte interes sepse ishte edhe ndër kandidatët më potencialë për t’u zgjedhur në krye të organit të akuzës sërish sepse i plotëson të gjitha kushtet. Por deri tani nga ana e saj nuk ka asnjë lëvizje.

Mesa duket, Arta Marku është në dilemë nëse do të kandidojë ose jo, ndërsa nuk i kanë mbetur edhe shumë ditë në dispozicion, qoftë edhe për faktin se ditët në vijim janë pushim. Nëse zgjatet afati për këtë arsye, Marku pritet të përfitojë nga kjo mundësi dhe mund të aplikojë në limitet e fundit të afatit.

Pas mbylljes së garës, terreni është gati për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri sepse Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar tashmë rregulloren sesi do të bëhet përzgjedhja mes kandidatëve. /Mimoza Ibra