Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi është larguar nga drejtimi i këtij televizioni.
Mësohet se largimin e tij ai e ka njoftuar për stafin nëpërmjet një email-i zyrtar.
“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel.
Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim më atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi”-thuhet në email dërguar stafit.
Nuk dihen arsyet e largimit të tij dhe se kush do ta zëvendësojë.