Pas dy ditëve të Ligës së Kampioneve, Liga e Europës. Tetë ekipe luajtën sot çerekfinalet e para të kompeticionit.
Vëmendja më e madhe ishte te supersfida mes Arsenalit dhe Napolit. Topçinjtë arritën të triumfonin me rezultatin 2-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales. Nuk ka falur as Çelsi që ka mposhtur minimalisht Slavian e Pragës, ku aktivizohet dhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olainka.
Në 2 sfidat e tjera u shënuan plot 10 gola. Benfika triumfoi ndaj Ajntrakht Frankurtit me rezultatin 4-2, ndërkohë që Valencia mposhti me rezultatin 1-3 Vijarealin.
REZULTATET:
ARSENAL-NAPOLI 2-0
SLAVIA E PRAGËS-ÇELSI 0-1
VIJAREAL-VALENCIA 1-3
BENFIKA-AJNTRAKHT FRANKFURT 4-2
FORMACIONET ZYRTARE: