Armando Broja po rritet nga java në javë dhe ka bërë për vete të gjithë opinionin sportiv në Angli. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me paraqitjet e tij, duke treguar nuhatje të frikshme për golin si dhe duke shkaktuar panik për këdo mbrojtës me shpejtësinë e tij.
Pas Southampton-it, West Ham-it apo Evertonit kërkesat vijojnë të rriten për “thesarin” shqiptar. Sipas “Football.london”,
Arsenali po monitoron 20-vjeçarin dhe është gati të hidhet në sulm në merkaton e verës. Aubameyang u largua te Barcelona, ndërsa Nketiah dhe Lacazette përfundojnë kontratat e tyre në fund të sezonit.
Sipas medias në fjalë, trajneri Arteta e admiron Brojën dhe është gati ti besoj atij sulmin për sezonin e ardhshëm. Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë qendrimi do të mbajë Chelsea,
duke qenë se një muaj më parë vetë trajneri Tuchel bëri të qartë se sulmuesi shqiptar është lojtar i tyre dhe vuri në dukje rritjen e cilësive të tij. Sipas asaj që raporton prestigjozja Express Sport, Arsenali i ka vendosur 3 lojtarë në dizpozicion Chelsea-t për t’i shkëmbyer me Armando Brojën.
Bëhet fjalë për Nikolas Pepe, Hektor Bellerin dhe mbrojtësin e ri William Saliba. Vlera e secilit prej tyre shkon nga 20-40 milionë euro. Në bazë të një përllogaritje deri në fundin e sezonit, Broja do të vlejë sa të tre këta lojtarë.