Prapaskena zbulon detaje të tjera rreth profilit të Arsen Muskurtit, i cili vrau sot vëllanë e tij Dritanin dhe kunatën Nora në Agjencinë Turistike të Dritanit.
Arsen Muskurti ishte pronar i dyqaneve të ‘Natyral Vita’, një biznes i cili kishte pasur kohët e fundit probleme financiare.
Sipas burimeve, autori i vrasjes shkonte dhe linte shtatzënë punonjëset në dyqanet e tij. Madje, me njërën prej tyre edhe ishte martuar, edhe pse ishte ndërkohë i martuar me gruan e parë.
Me gjitha gratë dhe punonjëset kishte 6 mijë, ndërsa vëllanë e vet e akuzonte se ishte marrë me prostitucion në Itali.
Autori me anë të statuseve në rrjetet sociale i akuzonte se 2 viktimat kishin krijuar profile false për të sharë hoxhallarët, gjë që për autorin ishte e papranueshme.
Ai ishte predikues i fesë islame, teksa për arrestimin e tij shkoi edhe RENEA për shkak se kishte dyshime që ishte radikal dhe përbënte rrezikshmëri për persona të tjerë.
Arsen Muskurti u kap teksa po tentonte të arratisjes drejt Dibrës, në vendin e origjinës