Southampton fitoi dje 1-0 me Leeds United për javën e tetë në Premier League. Sfida u vendos nga një gol i Armando Brojës në të 53 minutë. Ylli i Shqipërisë mori një pasim nga Redmond, duke mos gabuar vetëm me portierin, teksa shënon golin e parë personal në Premier.
Goli solli fitoren për Shenjtorët, që ishte e para për ta këtë sezon. Veç kësaj arritje, Broja bëhet i pari shqiptar në histori që shënon në një ndër ligat më të forta në botë, atë Premier në ishull. Ka qenë vetë liga që me anë të një postimi në kanalet zyrtare të komunikimit ka komplimetuar 20 vjeçarin për ecurinë në sfidën e fundit.
Sigurisht që Premier League nuk ka llogaritur këtu shqiptarët e tjerë me nënshtetësi të ndryshme. Vëllezërit Kuqi, Behrami, Xhaka, Shaqiri apo Kasami kanë luajtur dhe shënuar në ishull.