Forcat e shpëtimit vijojnë punën me intensitet për gjetjen e personave të zhdukur në lagjet plotësisht të mbuluara nga balta dhe rrënojat e godinave në perëndim të Japonisë, ku raportohen deri më tani të paktën 100 të vdekur pas reshjeve të dendura.
Përballë situatës tejet të rënduar, kryeministri Shinzo Abe vendosi sipas mediave të anulojë turin e vizitave planifikuar të niste të mërkurën në Belgjikë, Francë, Arabi Saudite dhe Egjipti, për t’i dhënë përparësi personave të prekur.
Rreth 87 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë ndërruan jetë pas një arresti kardiak apo bllokimi në rrugët e frymëmarrjes, njoftoi sot zëdhënësi, Yoshihide Suga, gjatë një konferencë shtypi.
Në qytetin e Kumano-s, e njohur në të gjithë botën për produktet e make up-it, rrëshqitjet masive të dheut kanë marrë përpara shtëpi duke i shndërruar në pirgje druri, konstatuan gazetarët të pranishëm në vendngjarje.