osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arrestoni Sali Berishën dhe shpëton Shqipëria

Arrestoni Sali Berishën dhe shpëton Shqipëria

Ata që duan të djegin mandatet si deputetë nuk duhet të lejohen të djegin institucionet dhe të përgjakin Shqipërinë. Forca e ligjit duhet të veprojë mbi këta politikanë që deri më sot kanë qënë të Paprekshëm. Prandaj edhe SPAK e Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të fillojnë punën sa më shpejt.

Qytetarët e ndershëm, Prokuroria dhe institucionet e tjera shtetërore, në bashkëpunim me miqtë e mëdhenj të Shqipërisë-Amerikën, Bashkimin Europian dhe vendet Perëndimore- duhet dhe mund tia ndalin vrullin destabilizues e dhunues kryeshkatërrimtarit të vendit dhe klanit të tij të inkriminuar e korruptuar.

U bëj apel të gjithë qytetarëve që dalin në protestat e opozitës të protestojnë paqësisht, të mos rrezikojnë shëndetin e jetën e qytetarëve dhe të forcave të policisë, gardës dhe forcave të tjera të ruajtjes së rendit publik.

Mos dëmtoni e shkatërroni pronën publike e private edhe sepse ju jeni ata që do paguani riparimet e nevojshme. Respektoni institucionet, ligjet dhe rregullat e demokracisë. Injoroni thirrjet për dhunë, vrasje, tërheqje zvarrë e shkatërrim që ju bëjnë disa politikanë të cilët duan t’ju përdorin ju si “mish për top” për të shpëtuar veten e tyre nga SPAK, Byroja Kombetare e Hetimit dhe nga gjykimi i tyre për krimet e korrupsionin në këto 29 vite.

Qytetarë të Shqipërisë: Ju lutem jeni vigjilente dhe shpëtojeni vendin tonë të dashur nga disa politikanë me duar të përgjakura e të pista nga krimi e korrupsioni i tyre të cilët duan përsëri destabilizimin e vendit dhe pengimin e futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Këta politikanë që kanë bashkëpunuar edhe me organizata të huaja terroriste, edhe me fuqi të huaja anti-Perëndimore e anti-shqiptare, duan ta djegin e përgjakin Shqipërinë ashtu sikurse ata bënë në 1996-ën, 1997-ën, 1998-ën, 2008-ën, 2011-ën dhe sikurse tentuan edhe me 16 Shkurt 2019 tek Kryeminstria.

Zef Brozi -Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë