SHÇBA ka arrestuar policin e dyshuar per vrasjen e 25-vjecarit Klodian Rasha. Mësohet se arrestimi është bërë me akuzën e vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme.
Klodian Rasha humbi jetën në spital, pasi u qëllua me dy plumba nga punonjësi i policisë që i kërkoi të ndalonte, por i riu nuk u bind.
Njëri plumb e ka prekur në zemër, duke rezultuar fatal për jetën e tij. Ngjarja ndodhi pas mesnate në rrugën ‘Dritan Hoxha’, në rrugicën pranë shtëpisë së viktimës.