Kanë kaluar 10 ditë nga vrasja në kryeqytet, në zonën e Kinostudios ku mbeti I vdekur pranë banesës së tij, 28-vjeçari Mario Majollari. Por ditën e sotme është arrestuar në Kosovë vrasësi i tij, shtetasi i shpallur në kërkim, Kastriot Gjuzi.
Për t’u arratisur dhe t’i shpëtuar policisë, gjë që nuk e arriti qëllimin e caktuar ai kishte ndryshuar mbiemrin, nga Gjuzi në Gega.
“Policia e Kosovës ka ndaluar në Vermicë një të dyshuar, pasi u kap me dokumente të falsifikuara identifikimi. Nisur nga fotot ka ngjashmëri me Kastriot Gjuzin të shpallurin në kërkim për vrasjen e Mario Majollarit. Pritet krahasimi i shenjave të gishtave për të bërë identifikimin e plotë”, thuhet në informacionin paraprak të policisë.
Policia është e bindur se autori i krimit nuk ishte vetëm në momentin e kryerjes së këtij akti makabër dhe ka përpiluar një listë me emrat e personave të dyshuar si bashkëpunëtorë.
Por ende mbetet ende mister personi që bashkëpunoi me Gjuzin në këtë vrasje, pasi policia është e bindur se autori nuk ishte vetëm në momentin e krimit të rëndë.
Ata janë të afërm, miq dhe persona të lidhur me Kastriot Gjuzin, i cili u arrestua ditën e sotme. Këta persona po verifikohen nga policia për të parë nëse janë të impikuar.
Vrasjen e ndodhur më 10 prill policia e konsideroi për motive gjakmarrje pasi 18 vite më parë babai i Marjo Majollarit kishte vrarë të vëllain e Kastriot Gjuzit.