Pas kërkesës së SPAK, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alqi Bllakon dhe është lëshuar urdhri arrestit. Policia ka ekzekutuar urdhër arrestin, duke prangosur ish-deputetin e PS-së, i cili ndodhej në shtëpinë e tij tek Rruga e Elbasanit.
Ditën e djeshme, Bllako dorëzoi mandatin e deputetit duke hequr dorë nga imuniteti për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.
Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit e bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të incerenatorit në Fier.
Hetimi për këtë nisi pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike, LSI dhe Nismës Thurje dhe në qendër të hetimit ishte kontrata koncesionare mes ministrisë së mjedisit dhe kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”. Hetuesit thonë se kanë gjetur veprime të kundërligjshme dhe korrupsion.