Mijëra protestues kanë marrë pjesë në demonstratat në Turqi pasi rivali kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan u arrestua zyrtarisht dhe u akuzua për korrupsion. Në përgjigje të arrestimit të tij mbrëmjen e djeshme pati një rritje të trazirave.
Turmat u mblodhën pranë bashkisë së Stambollit në natën e pestë të protestave ndërsa oficerët u përgjigjën duke gjuajtur me topa uji ndaj tyre dhe duke përdorur sprej piper.
Gruaja e Imamoglu iu drejtua turmave të mëdha jashtë bashkisë, duke u thënë demonstruesve se “padrejtësia” me të cilën është përballur i shoqi “ka goditur akord me çdo ndërgjegje”.
Imamoglu tha se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
“Nuk do të përkulem kurrë”, shkroi ai në X para se të lihej në paraburgim.
Demonstratat në përgjigje të arrestimit të Imamoglu janë më të mëdhatë që ka parë vendi që nga protestat e vitit 2013, të cilat filluan në Stamboll për prishjen e një parku lokal.
Imamoglu është pezulluar gjithashtu nga posti i tij si kryetar bashkie, tha në një deklaratë ministria e brendshme e Turqisë. Politikani i burgosur shihet si një nga rivalët më të frikshëm të Erdoganit, i cili ka mbajtur detyrën në Turqi për 22 vjet si kryeministër dhe president.
Megjithatë, për shkak të kufizimeve të mandatit, Erdogan nuk mund të kandidojë sërish për postin në vitin 2028 nëse nuk ndryshon kushtetutën. Ministria e Drejtësisë ka kritikuar ata që lidhin Erdoganin me arrestimet dhe këmbëngul në pavarësinë e saj gjyqësore.