osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arrestimi i pushtetarëve të korruptuar do sjellë hapjen e negociatave, PE kërkon dënime në nivel politik, zbardhet rezoluta për Shqipërinë

Arrestimi i pushtetarëve të korruptuar do sjellë hapjen e negociatave, PE kërkon dënime në nivel politik, zbardhet rezoluta për Shqipërinë

Arrestimi dhe dënimi i pushtetarëve të korruptuar do të sjellë hapjen e negociatave. Bashkimi Europian vijon të këmbëngulë te avancimi i reformës në drejtësi dhe goditja e zyrtarëve më të lartë.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka hartuar një rezolutë për Shqipërinë, përmes të cilës kërkohet hapja e negociatave, por edhe lihen një sërë detyrash për autoritetet shqiptare.

PE përshëndet reformat e realizuara deri më tani, por sa i takon drejtësisë kërkon që të intensifikohet puna. Sipas rezolutës të siguruar nga gazeta “Sot”, duhet të ketë dënime të zyrtarëve më të lartë të përfshirë në afera korrupsioni.

“Parlamenti Europian thekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të vazhduar eliminimin e korrupsionit dhe aktivitetet kriminale në të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë edhe procedurat e prokurimit publik dhe financimin e partive politike;

Përgëzon progresin e qëndrueshëm në zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse në drejtësi, mbështetur nga procesi i paprecedentë i vetingut, i ndjekur nga një funksionalitet i rivendosur të gjykatave përkatëse;

Nënvizon rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve vendimtare kundër pastrimit të parave duke siguruar një linjë historike të qëndrueshme të hetimit proaktiv, ndjekjes penale dhe dënimeve përfundimtare për korrupsion të nivelit të lartë dhe konfiskimin e aseteve kriminale”, thuhet në rezolutë.

Parlamenti Europian rikujton rëndësinë kryesore të avancimit të mëtejshëm dhe konsolidimit të një zhvendosjeje të pakthyeshme drejt institucioneve gjyqësore të përgjegjshme, të pavarura dhe funksionale.

PE Përshëndet punën e Strukturës së Specializuar kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe gjykatat e posaçme në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksohet më tej. Parlamenti Europian kërkon angazhim të të gjitha palëve që të sigurojnë përfundimin me sukses të procesit të vetingut.

“PE Mirëpret përpjekjet e vazhdueshme që duhet të çojnë në përmirësime sistematike në trajtimin e trafikimit të qenieve njerëzore, armëve të zjarrit dhe mallrave, së bashku me krimin kibernetik, krimin e dhunshëm, ekstremizmi dhe kërcënimet terroriste; vlerëson pozitivisht vazhdimësinë e bashkëpunimit bilateral dhe ndërkombëtar për çmontimin e rrjeteve transnacionale të krimit”, theksohet më tej.

Hapja e negociatave

Për Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamenti Europian, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të hapur sa më parë negociatat. “Duke qenë se Shqipëria duhet të vazhdojë të ecë përpara me konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë mbrojtjen e pakicave kombëtare;

Duke qenë se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për caktimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe po përparon në procesin e saj të anëtarësimit; PE rithekson mbështetjen saj të qartë për transformimin demokratik të Shqipërisë, të mbështetur nga orientimi i saj strategjik dhe angazhimi i palëkundur për integrimin evropian;

Rikujton nevojën për të mbështetur ritmin dhe besueshmërinë e integrimit evropian duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç rekomandohet vazhdimisht nga Komisioni, duke qenë se të dy vendet kanë përmbushur kushtet dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme në fusha themelore”, theksohet në rezolutë.