osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arrestimi i Metës duket një çështje e mbyllur: Ja çfarë ndodh më pas dhe si do të veprojë SPAK!

Arrestimi i Metës duket një çështje e mbyllur: Ja çfarë ndodh më pas dhe si do të veprojë SPAK!

Shfaqja e shpeshtë në intervista televizive nga Jala e Ilir Metës të nxirë jo vetëm nga rrezet e diellit që po merr në jug duket një simptomë e tundjes së prangave para syve që po i bën SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka ecur para me hetimin dhe mësohet se ka kërkuar informacione të bankat e nivelit të dytë për llogaritë e LSI-së në vitet për të cilat dyshohet se ka lobuar në SHBA dhe nuk i ka raportuar në KQZ. Për këtë arsye, marrja zyrtarisht si i pandehur i Ilir Metës, ndoshta edhe i Petrit Vasilit dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të kreut të Partisë së Lirisë është çështje kohe.

Por, çfarë ndodh më pas? Pas komunikimit të akuzave, Prokurorisë së Posaçme do t’i duhet të çojë në Gjykatën e Posaçme vlefshmërinë e tyre shoqëruar edhe me kërkesën për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës. Për këtë masë sigurie, kërkesa shtrënguese si ‘arrest me burg’, apo ‘arrest shtëpie’ kërkohet në rastet kur personi i akuzuar rrezikon që të prishë provat, apo dëmtojë hetimet përmes presionit, shantazheve apo blerjes së dëshmitarëve të mundshëm.

Në dosjen e Metës ka dëshmitarë dhe nisur nga retorika e ish-Presidentit, që fill pasi Arben Kraja i kërkoi KQZ-së një kopje të formularit të dekriminalizimit e cilësoi kreun e SPAK si ‘spurdhjak partie’, prokuroria e Posaçme nuk pritet që të kërkojë më pak se arrest me burg për Metën.

Ndërkohë, veç akuzave që lidhen me lobimin në SHBA, Meta po hetohet edhe për falsifikim të dokumentacionit zyrtar, një falsifikim që nëse provohet nga Prokuroria e Posaçme është shtrirë edhe përgjatë pesë viteve që kreu i PL-së drejtoi Presidencën.

Meta rezulton me mbiemrin “Metaj” në gjendjen civile, të paktën sipas certifikatës së publikuar nga Monika Kryemadhi, si kundërpërgjigje ndaj kërkesës së SPAK drejtuar gjendjes civile për të mësuar emrin e vërtetë të ish-Presidentit. Akuza për falsifikim ka marrë shkas nga fakti që në të gjitha aktet zyrtare, edhe kur ishte President, ai ka firmosur si Ilir Meta, pra pa ‘J’-në fundore në mbiemër.

Si përfundim, Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Gjithashtu, Meta po hetohet edhe për falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190/3 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet nga 3 deri në 7 vite burg.

Bashkangjitur kallëzimit penal janë kontrata e lobimit, raporti financiar i LSI në vitin 2017 si dhe deklaratat e pasurisë së Metës, Kryemadhit dhe Vasilit për vitin 2017 dhe dosjes i bashkëngjiten edhe formulari i dekriminalizimit të Ilir Metës, certifikata në gjendjen civile dhe aktet e dekretet ligjore që ka firmosur në Presidencë, apo detyra të tjera që ka mbajtur në institucionet shtetërore.