osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arrestimi i Metës dhe Kryemadhit çështje ditësh, amerikanët kanë sjellë në Tiranë provat e korrupsionit, ish-presidenti mund të arratiset si Llalla

Arrestimi i Metës dhe Kryemadhit çështje ditësh, amerikanët kanë sjellë në Tiranë provat e korrupsionit, ish-presidenti mund të arratiset si Llalla

Gazetari i njohur Adriatik Doçi ka paralajmëruar zhvillime të bujshme në politikën shqiptare. Sipas tij, arrestimi i Metës dhe Kryemadhit çështje ditësh.

Për Doçin, dyshen më të korruptuar në Shqipëri e kanë fundosur amerikanët, të cilët kanë sjellë së fundmi provat e korrupsionit. “Amerikanët kanë sjellë në Tiranë provat e korrupsionit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit (e konfirmuar).

Denoncimet që kemi bërë publikisht, unë për shërbimet estetike dhe Halit Valteri për lobim me para të pista janë konfirmuar nga agjensitë partnere të zbatimit të ligjit. Goditja penale e Ilir Metës nuk diskutohet. Është çështje ditësh. Por ka disa pikëpyetje; Nëse do goditen të dy apo vetëm njëri.

A do t’a marrë përsipër Monika përgjegjësinë penale, me qëllim për të përfituar lehtësira si grua apo Ilir Meta do t’i dalë para topit të SPAK-ut si Mic Sokoli?! Nëse Ilir Meta do të përballet me burgun me alibinë e një drejtësie politike të komanduar nga Edi Rama apo do t’ia mbathë si dy shokët e tij, Adriatik Llalla dhe Arben Ahmetaj, për të kërkuar azil”, u shpreh Doçi.

Vitet e fundit Meta e ka krahasuar veten me Mic Sokolin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun etj., por mbetet për t’u parë se sa trim është kur të dalë urdhri i arrestit, pasi Meta nuk ka as imunitet. Ilir Meta akuzohet se ka shpenzuar gjatë viteve 2016-2017 rreth 1.2 milionë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Meta nuk ka deklaruar asgjë në ILDKPKI dhe në KQZ siç e parashikon ligji. Në bazë të provave të mbledhura, në qershor të vitit 2022, ish deputeti Halit Valteri referoi një kallëzim në SPAK. Në kallëzimin penal thuhej se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë konsumuar 8 vepra penale, si fshehje të ardhurash, korrupsion pasiv dhe aktiv, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje pasuri, mospagim taksash etj.

Si fakte, në kallëzim thuhet se Ilir Meta dhe LSI-ja kanë lidhur kontrata lobimi në SHBA me kompaninë McKeon Group në vitin 2017, me vlerë qindra mijëra dollarë, duke fshehur shpenzimet si në KQZ, ashtu edhe në ILDKPKI, siç e parashikon ligji. Për të provuar veprën penale të dyshuar, SPAK kërkoi informacion me letërporosi në SHBA. Autoritetet amerikane, në përgjigjen e kthyer, kanë konfirmuar pagesat e paligjshme për lobim.