osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Arrestimi i gazetarit në Tiranë, reagon Shoqata e Gazetarëve: I bëjmë thirrje autoriteteve të sigurojnë transparencë

Arrestimi i gazetarit në Tiranë, reagon Shoqata e Gazetarëve: I bëjmë thirrje autoriteteve të sigurojnë transparencë

Shefi i Sektorit në AMP Durrës, Kushtrim Selimi, përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin kishin për synim denigrimin e figurave të larta të Policisë. Mësohet se ata publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor. Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.

“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti,” shkruan Policia.

Për ndalimin e tyre kanë reaguar:

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Instituti i Mediave Online e Sociale, ka reaguar në lidhje me arrestimin e gazetarit Ervis Hasanaga, i cili akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre. Në reagimin zyrtar, Shoqata e Gazetarëve thekson se është duke ndjekur nga afër hzvillimet për këtë rast ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të sigurojnë transparencë.

Reagimi:

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Instituti i Mediave Online e Sociale ka marrë dijeni për arrestimin e gazetarit Ervis Hasanaga nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë. Jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet për këtë rast dhe duke kërkuar në mënyrë aktive informacion nga autoritetet përkatëse përpara se të japim një përgjigje të detajuar.

Njëlloj si Safe Journalists, i bëjmë thirrje autoriteteve që të sigurojnë transparencë dhe respektim të procesit të rregullt ligjor në trajtimin e kësaj çështje. Ndërsa e njohim nevojën për llogaridhënie, ne konsiderojmë se masa si arrestimet e gazetarëve dhe punonjësve të medias, mund të përdoren në raste ekstreme dhe duhet të jenë proporcionale dhe të justifikuara.

Për më tepër, theksojmë se ashtu sikurse është thelbësore respektimi i lirisë së gazetarëve dhe roli i tyre kritik në shoqëri, është gjithashtu kritike që gazetarët të respektojnë Kodin e tyre Etik, duke ruajtur integritetin dhe përgjegjshmërinë në raportimet e tyre. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të avokojmë për një zgjidhje të drejtë dhe të ndershme