osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arrestimi i Berishës dhe Metës nga SPAK emergjencë kombëtare! Janë gati të ngrejnë armët ndaj SHBA për të mbrojtur pasuritë e tyre dhe t’i shpëtuar burgu: Ja ku i kanë fshehur paratë e aferës së CEZ-DIA dhe floririn e Krrabës

Arrestimi i Berishës dhe Metës nga SPAK emergjencë kombëtare! Janë gati të ngrejnë armët ndaj SHBA për të mbrojtur pasuritë e tyre dhe t’i shpëtuar burgu: Ja ku i kanë fshehur paratë e aferës së CEZ-DIA dhe floririn e Krrabës

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza të fortë në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Në korridoret e politikës ka zërë se amerikanët pritet t’i rezervojnë të njëjtin fat si Berisha edhe Metës, ku më e pakta është shpallja e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërkohë që ka zëra se kjo dyshe pritet të ketë telashe edhe me drejtësinë në Shqipëri. Por për të mësuar më shumë detaje rreth këtyre dy personazheve “mitik” që dominojnë politikën shqiptare prej 3 dekadash, gazeta bisedoi me analistin e njohur, Frrok Çupi.

Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, u shpreh se Meta-Berisha janë gati të ngrejnë armët ndaj SHBA për të mbrojtur pasuritë e tyre dhe t’i shpëtuar burgut. Sipas tij, arrestimi i Ilir Metës dhe Sali Berishës nga SPAK është emergjencë kombëtare. Madje, gazetari Çupi theksoi se ish-kryeministri Berisha dhe presidenti në ikje Meta janë 2 ‘buaj’ korrupsioni të përfshirë në shumë krime e afera.

-Zoti Çupi, Sali Berisha është zgjedhur këtë të dielë kryetar i PD. Si ju duket ky vendim i demokratëve?

Kjo është një sjellje unikale. Ky ishte veprimi i fundit i PD, tani ndodhet para murit. Ku do të vejë PD me këto zgjedhje? Askund. As PD nuk është realisht PD, as Berisha nuk është kryetar, as këta që votojnë nuk janë votues. Të gjithë mashtrojnë njëri tjetrin dhe veten. ‘PD’ që thotë Berisha se është POD, në fakt është ende e pa ligjshme si e tillë. Pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për të dëshmuar cila është PD mes dy pjesëve- njëra legale e tjetra ilegale.. Por sot e kësaj dite, PD e ligjshme dhe zyrtare është PD që ka në krye Enkelejd Alibeaj dhe që ka grupin parlamentar në Kuvend. Besoj se kështu do të jetë edhe pas Apelit. Një grupim ku ndodhet Sali Berisha, nuk ka lidhje as me institucionet e shtetit shqiptar, as me aleatët tanë SHBA dhe BE… Atëherë pse i duhen zgjedhjet? Apo ‘ç’të bëjmë kur nuk kemi ç’bëjmë?’.

-Por pavarësisht zgjedhjes së Berishës në krye të Partisë Demokratike, SHBA ka deklaruar se nuk do të kenë marrëdhënie me PD, për sa kohë ajo parti drejtohet nga një person “non grata”. Çfarë nënkupton kjo?

Nënkupton një varkë që ka hyrë në ujëra të panjohura. Vetëm varkëtari Berisha e di se po shkon drejt mbytjes, dhe picërrohet me viktimat e tij. Ai e di se është i mbytur, por do edhe ca njerëz me vete. Cilët janë këta? Përveç budallenjve, me Berishën janë edhe zyrtarët e tij të korruptuar. Edhe këta mbyten të kënaqur, bashkë me Berishën; nuk kanë ç’bëjnë më në këtë tokë pa Berishën. Mendojnë se ky do t’i mbrojë për krimin e kryer. Tani kjo tokë është bërë e rrezikshme për zjarrvënësit dhe të korruptuarit; sepse është Amerika. Amerika nuk i lejon më këta njerëz që t’i ngulen në mish këtij populli qëështë aleat i Amerikës. Ja, kaq është; këta duhet të mos mbyten me varkë, por të kthehen nën hetim dhe gjykim.

-Mirëpo, nuk janë vetëm amerikanët, pasi edhe gjermanët dhe konkretisht simotra e Partisë Demokratike, ka paralajmëruar se nuk do të ketë bashkëpunim me PD, për shkak se Sali Berisha është “non grata” dhe se demokratë duhet të zgjedhin të ardhmen e jo të shkuarën, referuar ish-kryeministrit. Keni një koment?

Shqipëria është një vend dhe një komb që i përket qytetërimit Perëndimor dhe botës Perëndimore. Sali Berisha hyri si ‘kalë Troje’ në piramidën politike të shtetit, qysh prej vitit 1992. Sot është i papranueshëm për SHBA dhe qytetërimin perëndimor. Ka shumë dëshmi se ky ishte i dërguar nga agjenturat e huaja, ato më të zezat kundër vendit tonë. Tani kam nisur ta besoj; se nuk ka mundësi që një njeri i vetëm t’i bëjë varrin vendit të tij kështu si bëri Berisha. Me gjithçka kishte në dorë, u përpoq që të kthejë drejtimin e anijes tonë, nga Perëndimi, drejt një bote regresive, jo- perëndimore. Bëri çmos: Punoi e bashkëpunoi me terrorizmin Islamik, me Millosheviçin; goditi planet e SHBA dhe Evropës për politikat në rajon dhe për shtetin e ri të Kosovës; e futi vendin në luftë dhe turbullira me qëllim që t’i thoshte botës se ‘shqiptarët nuk janë gati për në Perëndim’. Tani Perëndimi nuk i lë më as edhe një vrimë ku Berisha të shikojë ‘dritën’ e tij anti- civilizuese perëndimore. U mbyll.

-Megjithatë fitorja e Sali Berishës duket pa vlerë, për sa kohë që Uashingtoni nuk e njeh atë dhe pas akuzave nga rivali i tij, Ibsen Elezi madje edhe demokratëve, se ai ka manipuluar zgjedhjet në degët dhe për kryetar, pasi në krye të tyre ka zgjedhur militantë të LSI dhe PS. Sa qëndrojnë këto pretendime?

PD është një parti instinktive; aty nuk punon as arsyeja, as ligji. Di që militantët vrapuan kush e kush të mbushte sa më shumë kuti me fletë votimi false. Po pse?- bëhet pyetja. A kishin dyshim se nuk fiton Berisha me 100%? Jo, asnjë dyshim. Por ata i mbushin, se ashtu janë; njerëz të fiksuar. Edhe pasi të ketë ikur nga kjo jetë Berisha, këta për Berishën do të mbushin kutitë. Ibseni vetë është një nga këta: Bën fushatë përballë Berishës, por lavdëron ‘politikanin e madh’ Berisha. Hajde gjeje! Është një varësi obsesive; nuk ka dalje.

-Gjithashtu PD duhet thënë që është e ndarë, teksa palët po përplasen në gjykatë për Statutin. Gjyqtari Agron Zhukri i ka dhënë “Foltores”, Partinë Demokratike, ndërkohë që kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj e ka ankimuar vendimin. Si e shihni këtë ngjarje dhe pse ky nxitim i Berishës për t’u zgjedhur në krye të Partisë Demokratike pa folur ende Gjykata e Apelit?

Sali Berisha nuk ka më asnjë shans tjetër, veçse të çmendet e të shfaqet si ‘dëshmor’. S’e keni parë që bën rolin e heroit kundër Amerikës dhe militantët e tij i thonë “e munde Amerikën!’. Ligjin e ka gjënë më të lehtë që ta shtypë me këmbë. Nxiton për te zgjedhjet e PD edhe pse kjo nuk është e ligjshme. Marrëzia tani është pamja më ‘elegante’ për Berishën. I vetmi shans, sepse ai e di mirë çfarë ka bërë e ku do ta ketë fundin.

-Sipas jush, sot Partia Demokratike me rikthimin e Sali Berishës është më e fortë apo më e dobët?

PD është siç ishte, kot e kanë disa që thonë se ‘u dobësua’. Aq më të pa saktë janë ata që thonë ‘u forcua’. PD, vit pas viti ka mbetur ‘kocka’ e asaj qenieje bezdisëse që kreu krime kundër vendit. E nisi me vrasjen e aktivistëve të vet në Shkodër, që në 2 prill 1991; dhe vazhdoi me shkatërrimin e pasurisë kombëtare të krijuar deri atë ditë: Uzina, fabrika, ferma, punishte, zeje, shkolla, vreshta, shtylla elektrike… Derisa mbërriti në luftën civile, grushte shteti, vjedhje për familjen… PD duhet ta nisë nga refuzimi i historisë së saj dhe i vetvetes.

-Keni një recetë se si PD të dalë nga kriza që e ka mbërthyer prej disa muajsh?

Ka një recetë: PD tëpastrohet nga veset e Berishës. Por kjo është njësoj si të pastrosh me duar nga farat e egjrës gjithë orizin e Tailandës. Ju duket pak si e ‘egër’, e di. Por edhe më i miri në PD ka veset e Berishës. Aty është krijuar ‘homodemokraticas’, siç ishte në diktaturë ‘homoideological’; ose siç është në Maoizëm ‘njeriu i ri Lei Fen’. Këta janë mësuar që tjetrin përballë ‘ta hanë të gjallë’, siç u tha në Foltoren e Berishës.

-Në anë tjetër edhe kryeministri Edi Rama duket se i ka krisur raportet me amerikanët, pasi disa herë ka sulmuar dhe thumbuar publikisht ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Rama e ka krahasuar ambasadoren Kim me Sekretaren e Partisë së Punës, ndërkohë që i ka kujtuar se nuk pranon këshilla prej saj në anglisht. Si ju duket kjo qasje e kryeministrit Rama?

Di se Shtetet e Bashkuara, te Shqipëria dhe qeveria shqiptare gjejnë një aleat të besueshëm. Di se në botën e madhe, Shqipëria shihet si ‘dele e zezë’ nga ata që zhvillojnë terrorizëm ose anti- amerikanizëm. Por deri tani ia kemi dalë, qeveria nuk ka devijuar asnjë milimetër. Besimi i SHBA na ngjiti deri në pikën më të lartë të diplomacisë së Globit, në KS të OKB. Di se territori i Shqipërisë dhe politika e qeverisë shqiptare përbëjnë besueshmërinë se aleati strategjik, prej këtej, mund të garantojë sigurinë rajonale. Këtu, edhe mund të kemi një grupim politik anti- amerikan, siç po e shikojmë; por kurrë një qeveri ‘që kris raportet’ me SHBA. Jemi një komb i radhitur për në Uashington.

-Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ka nisur një fushatë sulmesh ndaj SPAK, të cilës i kërkon që të mos arrestojë vetëm nga radhët e Partisë Socialiste, por edhe nga kundërshtarët e tij. Keni një koment?

Sikur të bjerë SPAK, kjo do të jetë e tmerrshme. E tmerrshme se njeriu do të humbë besimin se një ditë edhe mund të ketë drejtësi. E tmerrshme se Drejtësinë do ta marrin në dorë Berisha dhe Meta, qoftë edhe nga ferri; domethënë me njerëzit e tyre. Ne populli tjetër të gjejmë vrimë e futemi, sikur të bjerë SPAK. Të gjithë i kanë sytë te SPAK; bukën e blejnë vetë njerëzit, por ‘Hakën’ duhet tua japë shteti, Demokracia. Ky është problemi.

-Socialistët kërkojnë që Prokuroria e Posaçme të nis hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke qenë se ai është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe akuzohet për korrupsion e minim të demokracisë. Si ju duket kjo thirrje dhe sa mundësi ka të bëhet realitet?

Nga kjo pikë ku ndodhemi, burgosjen e Sali Berishës e shikoj gjënë më të thjeshtë; por edhe gjënë më shpëtimtare për Berishën. Mendoni vetëm gjendjen e këtij njeriu e fenomeni: Është telendisur, ka dalë lakuriq siç ishte: brutal, i pa mençur, arrogant, i shkrehur, i ngrehur si mburravec, shan majtas e djathtas, hedh në gjyq Amerikën, fiton kundër Amerikës, merr levat e pushton zyrat… Lëre, lëre! Po të ishte burgosur që në fillim, do të ishte minimumi i të keqes; si zotëri në qeli. Por me sa kuptoj, ditën kur të vijë ora e gjykimit, ky do të jetë ‘për gjynah’. Në këtë gjendje që shihet, burgu për Berishën do të ishte ‘lule’. Kështu u ndodhi edhe Saddam Hussein e Millosheviç.

-Po Edi Rama rrezikon të jetë subjekt i SPAK…

Të gjithë rrezikojmë të jemi subjekt i hetimit të prokurorisë e të gjykatës. Sa kohë jemi të vdekshëm e të gabueshëm, çdo gjë na ndodh sapo dalim në rrugë. Edhe Edi Rama si ne është, njeri. Dhëntë zoti mos marroset e bën krim; nuk duam ta kemi kryeministrin të treguar me gisht.

-Gjithashtu, socialistët akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha se ka bashkëpunuar me Millosheviçin, sikundër është thyerja e embargos së naftës në vitet ’95. Sa qëndrojnë këto pretendime?

Nuk janë pretendime. Bashkëpunimi i Berishës me Millosheviç dhe makinën e tij ushtarake është një e vërtetë, e parë me sy të lirë dhe me aparate; e njohur botërisht, shkatërrimtare në rajon e për shqiptarët- sidomos. Në dosjen e Berishës ky është një nga faktet e provuar dhe një nga krimet ndërkombëtare të Berishës. E pësuan keq shqiptarët dhe myslimanët e Srebrenicës nga lidhja Berisha- Millosheviç. 8 mijë u vranë për pesë ditë në Srebrenicë, ndërsa në Kosovë u vranë 15 mijë shqiptarë. Me ato armë dhe naftë nga Berisha, Millosheviç ngriti dorën edhe kundër avionëve dhe tankeve të NATO-s. Berisha do të dënohet edhe për dhunimin e ligjeve ndërkombëtare.

-Në Shqipëri zien debati për shkak se një ndër gazetat më të mëdha austriake ka publikuar një skandal që ka të bëj me presidentin në ikje Ilir Meta. Media në fjalë akuzon Metën se ka paguar 700 mijë euro për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në vitin 2016. A ka të vërteta në këtë shkrim?

Dy buaj mund të lërojnë fusha të tëra. Edhe dy ‘buaj’ të korrupsionit (Berisha e Meta) i hynë Shqipërisë për ta ‘lëruar’ mirë e mirë. E nisën me floririn, me CEZ-in, me Lalëzin…, së bashku. Mendo që krimi dhe korrupsioni në vendin tonë është tërhequr nga dy buajt që kanë jetuar më gjatë në krye të shtetit. Na duhet kohë dhe na duhet sonda e ligjit për të nxjerrë mbi tokë gjithë pasurinë që i vodhën publikut. Sapo ka nisur. Gjithë bota e njeh se Meta është më i korruptuari në kontinent. Gazeta austriake, e secila gazetë, është veçse ‘një fjalë’ në lumin e provave e të vuajtjeve që kanë shkaktuar këta të dy ‘buaj’ në jetën e kombit.