osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Arrestimi i Alqi Bllakos i hap rrugën rikthimit të Pandeli Majkos në Kuvend, Dallëndyshe Bici duhet të pres arrestimin e radhës nga radhët e socialistëve

Arrestimi i Alqi Bllakos i hap rrugën rikthimit të Pandeli Majkos në Kuvend, Dallëndyshe Bici duhet të pres arrestimin e radhës nga radhët e socialistëve

PS do të ketë një deputet tjetër në parlament pas largimit të Alqi Bllakos, i cili ka dorëzuar dje mandatin. Njoftimi është bërë sot zyrtarisht në seancën parlamentare.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj tha se mandati i deputetit për Alqi Bllakon ka përfunduar pas kërkesës së tij për ta lënë mandatin, e për t’iu dorëzuar drejtësisë duke theksuar se Kuvendi tashmë do të shpallë vakancën e do ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj.

“Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullnet të plotë dorëzon mandatin.

Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron. Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha Felaj.

Dy ndër kandidatët në pritje të mandatit janë Pandeli Majko i listuar i nëntëmbëdhjeti me 8780 vota dhe Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977. Më i mundur është rikthimi i Pandeli Majkos në Kuvend nga ana e KQZ-së, kurse Dallëndyshe Bicit i duhej të pres arrestimin e radhës nga radhët e socialistëve, që ka shumë gjasa të ndodh nga zhvillimet e fundit për aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë, Kodi Zgjedhor sqaron se:

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar.

Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë.

Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, thuhet në Kodin Zgjedhor.