Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 97% e vlerës së blerë vitin e kaluar të rezervave shtetërore kanë arritur në Kosovë.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kurti foli për arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një afaristi, të dyshuar për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Ai bëri një sulm të pprecedent ndaj drejtësisë duke bërë edhe gjykatësin duke deklaruar se:
“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit”, tha Kurti.
“Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar”, shtoi ai.