osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Armiqtë e SHBA: Ja si do shkërmoqet koalicioni i “non gratave” para zgjedhjeve të 14 majit! Sali Berisha dhe Ilir Meta drejt burgut, pritet t’u sekuestrohen të gjitha pasuritë, zbardhen dosjet e bujshme që do i fundosin

Armiqtë e SHBA: Ja si do shkërmoqet koalicioni i “non gratave” para zgjedhjeve të 14 majit! Sali Berisha dhe Ilir Meta drejt burgut, pritet t’u sekuestrohen të gjitha pasuritë, zbardhen dosjet e bujshme që do i fundosin

Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se janë nën ankthin e burgut. Dosjet e tyre po bëhen “mal” në SPAK.

Frika e prangave ka bërë që kjo dyshe të bashkohet më shumë se kurrë sot. Kjo i justifikon qartë lëvizjet e tyre pasi, pak ditë më parë, Sali Berisha ka gjetur strehë politike tek Meta, të cilin e ka akuzuar për vrasje në Malin me Gropa, për vjedhjen e Floririt, për porosinë e eliminimit të deputetëve, për trafik droge, pastrim parash dhe vepra të tjera nga më të rëndat.

Por ky është vetëm fillimi i fundit të kastës politike 30 vjeçare.

Sali Berisha dhe Meta synojnë që të ngrenë një koalicion me pretendimin për të hyrë në zgjedhje, por që në fakt e gjitha kjo është një lëvizje antiamerikane ku do të bashkohen të gjithë ish- ministrat dhe drejtorët e korruptuar, trafikantë dhe vrasës, nga frika e veprimit të SPAK.

Koalicioni i “non gratave”

Ndryshe koalicioni që ata kanë krijuar për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit mund të quhet koalicioni i “non gratave”. Berisha-Meta janë bashkë kryesisht në luftën kundër SHBA-ve, ku janë të koordinuar dhe me një strategji të qartë sulmi. Duke e ditur të dy që janë ‘non grata’ në SHBA, e filluan sulmin ndaj partnerit tonë më të madh që herët, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Luftë kjo që u intensifikua pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga SHBA. Nga ana tjetër, Ilir Meta e ka nuhatur se do të hyjë në “listën e zezë” të SHBA njësoj si Sali Berisha. Ai e di që në letrat që ka DASH, aleati që SHBA thotë se zoti Berisha ka kryer korrupsion dhe ka ndaluar drejtësinë të bëjë punën e saj, është emri Ilir Meta.

Pikërisht kjo frikë që kanë të dy, i ka tërbuar dhe nuk ndalojnë së kundërvëni ndaj SHBA-ve. Edhe “presioni” i amerikanëve në takimin e para pak ditëve me Ilir Metën për të lënë jashtë zgjedhjeve Sali Berishën nuk bëri punë. Arsyeja është se Berisha në këto lloj situatash përdor dosjet në formë shantazhi. Kjo është një skemë e njohur e tij.

Së fundmi u faktua se Ilir Meta, është marrë peng nga Sali Berisha që në 1991, pikërisht për shkak të dosjes me ish Sigurimin e Shtetit. Mësohet se gjatë këtyre kohëve Berisha e ka mbajtur peng Metën dhe se ish-kryeministri ka pasur dijeni se ish-presidenti ka qenë spiun i Sigurimit. Por edhe me daljen e kësaj dosjeje, marrëdhënia e Metës dhe Berishës nuk ka ndryshuar.

Shantazhet mes tyre

Diçka shumë e fortë mban lidhur Ilir Metën tek Sali Berisha, pasi raportet mes tyre janë një histori që karakterizohet nga urrejtja deri tentativë për eliminim fizik të tjetrit, akuzat e llahtarshme, arrestime dhe shantazhe, por edhe nga flirte, aleanca, pazare, bashkëqeverisje, përbetime për dobësi të veçantë ndaj njëri-tjetrit, protesta të përbashkëta, bashkim kundër Lulzim Bashës, SHBA-ve, reformës në drejtësi dhe natyrisht kundër Edi Ramës.

Për shqiptarët janë shfaqur vetëm akuzat e forta mes tyre, por pazaret dhe shantazhet e fshehta ende nuk kanë dalë në “sipërfaqe”. Por edhe akuzat ndër vite tregojnë shumë. Gazeta ka futur në “sitë” përplasjet e tyre me akuza tronditëse. Por në mesin e tyre, nuk mund të lëmë pa përmendur politikanin që trazoi jetët e tyre. Mos ndoshta provat e forta që dispononte Dritan Prifti, po përdoren si pranga për kreun e Foltores?

Shpërthejnë dosjet në SPAK

Deri më tani, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë qenë të paprekshëm pasi çdo çështje kundër tyre është mbyllur. Nëse shohim të gjithë zyrtarët e lartë në vend, Berisha dhe Meta janë personat që kanë më shumë kallëzime. Edhe pse ata janë shprehur nëpër media se kurrë s’kanë pasur akuza ndaj tyre për korrupsion, në SPAK momentalisht kemi disa dosje që nëse hetohen si duhen, lëkundin pozitat e tyre dhe para 14 maji mund të marrin lajme tronditëse.

Nëse fillon siç duhet hetimi ndaj tyre, do të jenë amerikanët që do të ushtrojnë presion të fortë që SPAK ta çojë deri në fund vendimin për t’i burgosur si edhe për t’i sekuestruar të gjitha pasuritë që disponojnë, njësoj siç vepruan me rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, apo edhe të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, apo dhe gjyqit në Apel që i hoqën nga duart Berishës Partinë Demokratike. SHBA ka hyrë fuqishëm në lojë që të zhdukë nga “qarkullimi” Berishën dhe Metën dhe nëse ata mbahen me pazare mes tyre, do të jenë dosjet në SPAK që do i fundosin.

Dosjet e Ilir Metës në SPAK

Aktualisht në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhen disa dosje të bujshme dhe mjaft të “nxehta”. Menjëherë pas kthimit nga Uashingtoni në vitin 2022, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish presidentit Ilir Meta për dy akuza. Korrupsion pasiv dhe falsifikim i formularëve. Këto janë dy veprat penale për të cilat po zhvillon hetimet nga SPAK. Po ashtu drejtësia e re ka regjistruar dhe padinë e avokatit Idajet Beqiri për ndërhyrjet estetike dhe pastrim parash jashtë vendit.

Ndërkohë është dhe çështja e CEZ-DIA e juristit Romeo Kara e transferuar nga Krimet e Rënda, ku para pak javësh për herë të parë Ilir Meta dëshmoi në SPAK. Por jo vetëm kaq, pasi në Prokurorinë e Posaçme janë depozituar dhe disa padi kundër tij për korrupsion.

Dosjet e Sali Berishës në SPAK

SPAK gjithashtu po heton dhe Sali Berishën. Bëhet fjalë për dosjet e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe ajo e “Gërdecit”, të cilat pritet t’i hanë kokën jo vetëm kreut të “Foltores”, duke e çuar në bankën e të akuzuarve, por dhe familjarët e tij, ku i rrezikuari kryesor është Shkëlzen Berisha. Vetë SPAK deklaroi pak muaj më parë se po të hetohen të gjitha rrethanat dhe shumë shpejt priten rezultate.

“Kemi çështje në hetim që lidhen me ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën fatkeqësisht 26 njerëz. Kemi çështje që lidhen me lobingun e partive politike, të cilat po i hetojmë. Në lidhje me Gërdecin, hetimet janë komplekse. Ka vështirësitë e veta, është kohë e gjatë që ka kaluar, por do të sqarojmë të gjitha rrethanat çfarë ka ndodhur brenda mundësive që kemi.

Ne po hetojmë ngjarjen. Nëse do të ketë prova, patjetër që do të ketë dhe akuza për atë që do të provohet”, u shpreh SPAK. Po ashtu dalja e provave të reja për “21 Janarin” rrezikojnë pozitat e tij. /Elmas Bogdani