Kohë më parë sipas medias, blogeres Armina Mevlani dhe partnerit të saj Shkëlzen Berisha i është refuzuar viza për në SHBA.
Lajmi në media u mor si një thashethem asokohe, por Armina në fakt nuk ka mundur të shkel në SHBA prej asaj kohe, duke qenë se ajo merret me modë dhe udhëton shpesh, ajo kurrë nuk është parë prezente në javën e modës në New York, prej asaj dite.
Kurse tani, pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, ka pasur reagime të panumërta nga personazhe politike, por jo vetëm. Por nusja e familjes Berisha ka heshtur.
Ju kujtojmë se Mevlani, është prej disa vitesh partnerja e dytë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit, e cila ka investuar shuma shumë të mëdha parash në një dyqan rrobash në ish-Bllok, investim që fare mirë mund të themi se është i dyshimtë, për sa kohë ka ngritur një biznes jo shumë të suksesshëm.
Dyqani i rrobave të Arminës kërkon miliona lekë investim, e duke qenë se nuk është trashëgimtare e ndonjë familje pasanike në kryeqytet, por e dy prindërve të thjeshtë, edhe pse të njohur, ajo nuk e justifikon aspak me të ardhurat e saj, jetën luksoze, nga makina dhjetra mijëra euro, veshjet e shtrenjta, shoferin, tek udhëtimet e pushimet e luksit, vilën luksoze ku jeton, etj.
Pasuria e tyre e dyshimtë, është edhe një arsye pse Arminës i është refuzuar viza në SHBA, ndaj saj dhe partnerit sigurisht. DASH në vendimin e tij, edhe pse nuk e përmend Armina Mevlanin dhe partnerin e vajzës së ish Kryeministrit, Jamarbër Malltezi, është e ditur nga praktika se dhe këta e kanë të ndaluar të shkelin në SHBA, pasi bashkëshortja e tij dhe kunati, janë provuar të jenë subjekt i veprave penale sipas shtetit amerikan.
Në fakt do vijë dita kur SPAK dhe BKH do të hetojë të gjitha pasuritë e të sipërpërmendurve, deri në qindarkën e fundit. E nëse Berisha nuk do jetojë ta shoh atë ditë, për shkak të moshës së tij të vjetër, është e sigurtë se gjithë të tjerët do përballen me të, deri në qindarkën e fundit. E në qoftë e vonë ajo ditë, drejtësia e vonuar është shumë herë më mirë se drejtësia e munguar.
Pas publikimit të vendimit nga DASH, Armina ka komentuar për herë të parë se si ndihet për lajmin në fjalë, e pyetur nga ndjekësit e saj të Instagram.
Pyetja, edhe pse jo drejtpërdrejt për emrin e Berishës, ishte: “Sorry për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mir?”
Përgjigje e Mevlanit: “Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon.”/Ekskluzive.al