osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Armikja e politikanëve të korruptuar, tregon cili është çelësi i suksesit

Armikja e politikanëve të korruptuar, tregon cili është çelësi i suksesit

Për politikanët e korruptuar të Rumanisë, Laura Kovesi ka qenë një makth. Ajo ishte  kryetare e  strukturës së posaçme të Anti-Korrupsionit në Rumani, një prej vendeve më të korruptuara në BE. Prokurorja e pamposhtur ka mbikëqyrur dosjet e më shumë se 1,000 zyrtarëve, biznesmenëve dhe politikanëve, duke përfshirë nëntë ish-ministra.

“Pa pasur pavarësi të plotë, prokurorët nuk hapin dot çështje të suksesshme kundër zyrtarëve më të lartë që kanë lidhje me korrupsionin”, thotë ajo për the Economist.

Gjëja e parë që ka mësuar në luftën kundër korrupsionit shtetëror, është që duhet të përballesh me baltosje.

“Kur je prokuror eqë lufton korrupsionin e nivelit të lartë, duhet të përgatitesh për hetime të imëta që do të ndërmerren ndaj teje. Mund të ketë media që do të nisin fushata kundër personit tënd, mund të ketë përpjekje për të të trembur”, shton ajo.

Hetimet e saj kanë bërë që të sekuestrohen rreth 2 miliardë euro pasuri të vëna me korrupsion. Fushata e zonjës Kovesi kundër korrupsionit e trazoi rëndë qeverinë rumune. Ministri i Drejtësisë në Rumani u shpreh në një konferencë për shtyp se “veprimet e Kovesit gjatë vitit të shkuar vunë në rrezik vetë institucionin që ajo drejton, nëpërmjet një autoritarizmi të tepruar”. Por Kovesi i quajti këto deklarata si fushata baltosjeje e përpjekje për ta trembur. Ajo tha se përgjigjja më e mirë ndaj tyre është të ndërtosh çështje të forta, të cilat të paraqiten në gjykatë duke arritur dënime kundër zyrtarëve të korruptuar.

Por cili është çelësi i suksesit të Kovesit? Sipas saj, gjëja kryesore kur nis një çështje, është të përpiqesh të mendosh si një i akuzuar.

“Nuk e ngre dot një çështje të fortë duke u bazuar mbi një provë të vetme, apo me një deklaratë të vetme. Prokurori duhet të përpiqet të mendojë se çfarë mund të thotë i akuzuari, se si mund të përpiqet të mbrohet”, thotë ajo.

Por si të mbrohet pavarësia e gjyqësorit nga politika?

“Pavarësia e prokurorëve duhet të jetë e garantuar me ligj. Kur prokurori nis të hetojë një zyrtar të lartë, ose një person me shumë pasuri, duhet të ketë siguri dhe garanci që nuk do të ndërmerren masa disiplinore për ta penguar, e që nuk do t’i bëhen transferime në institucione të tjera të prokurorisë, në mënyrë që të ndërpresë hetimet”, thotë Kovesi, e cila u shkarkua nga detyra tri ditë pas intervistës për “The Economist”.