Armando Dobra ka shënuar golin e parë për legjionarët e Kombëtares sa i përket vitit 2023. Chesterfield është duke fituar me shifrat 2-1 ndaj Scunthrupe, teksa lojtari shqiptar barazoi përkohësisht në minutën e 27 të takimit.
Menjëherë pas golit të realizuar, faqja zyrtare e klubit anglez e ka treguar Dobra teksa formon shqiponjën me duar. Chesterfield është aktualisht në vendin e tretë në National League dhe objektivi i saj është ngjitja e një shkalle më lartë në kampionatin anglez.
https://twitter.com/ChesterfieldFC/status/1609572349501644803?
/Sport Ekspres/