Armando Broja ka marrë sërish minuta në ndeshjen e radhës së Evertonit, e cila ishte ndaj kampionëve të City-t në fushën e këtyre të fundit, që u mbyll në barazim 1-1.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 70, por edhe pse nuk arriti të realizonte në këtë sfidë, pati momente të mira, ku me fizikun e tij la gjurmë.
Ai nxori në dy raste skuadrën e tij në kundërsulm, por nuk mundën të realizonin. Në një moment shpërthimi, Broja u ndal në mënyrë të parregullt nga Foden, i cili e mbajti sulmuesin shqiptar nga pantallonat.
Pas ndeshjes, “Daily Mail Sport” i dha notën 6 Armando Brojës, duke ia kaluar kështu edhe bomberit të City-t, Erlind Haaland, i cili u vlerësua me notën 5.