Armando Broja nuk do të jetë në fushë nesër kundër Çekisë në stadiumin “Air Albania”. Sulmuesi nuk është ende në gjendje që të luajë.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho në një konferencë për shtyp pasditen e sotme.
“Broja është stërvitur shumë pak. Pas konsultave me mjekun tonë, ai ndjen një shqetësim fizik dhe nuk do jetë i gatshëm nesër për ndeshje. Kemi dhe lojtarë të tjerë të cilët do t’i vlerësojmë. Gjasula erdhi, është ok, është gati për të luajtur”.
Ndeshjen me Çekinë, tekniku Sylvinho e konsideron të vështirë, por jo vendimtare për kualifikimin në Euro 2024.