Chelsea humbi këtë të diel 2-1 nga Wolves në udhëtim, me sfidën që vlente për javën e 18-të në Premier League. Në këtë duel për Blutë e Londrës nga minuta e parë luajti edhe Armando Broja.
Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin dhe Pochettino i besoi nga minuta e parë sërish, me 22-vjeçarin që humbi një rast të pastër.
Në pjesën e parë Broja kishte shansin e golit, teksa djaloshi nuk goditi portën, por tentoi të driblonte këdo i dilte para dhe në këtë mënyrë humbi kontrollin e topit.