Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur pas shortit të eleminatoreve të kampionatit botëror.
“Grupi I i Botërorit, është një grup i vështirë.
Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare.
Do të ishte e bukur një fitore në “Wembly”.Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin.
Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë. Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon.
Objektivi real është vendi i tretë.Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojme play-off-in.
Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024”, shprehet Duka. (TemA)