Akuzat për tradhëti siç duket sot kanë mbërritur deri tek Kryetari i LDE Arian Galdini.
Pasi ka publikuar më së pari në profilin e tij në facebook lajmin se LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë ka vendosur të bëjë kërkesë zyrtare në KQZ për regjistrimin e kësaj partie që të marë pjesë në zgjedhjet lokale, siç duket Galdini është vendosur përballë një breshërie akuzash si tradhëtar dhe armik.
Kujtojmë se pedagogu Arian Galdini drejton një parti të re të qendrës, ende të paprovuar në zgjedhje dhe që njihet për pozicionin e tij të ashpër opozitar ndaj Edi Ramës dhe qeverisjes së majtë.
Vetë Lulzim Basha e ka mirëpritur LDE dhe Arian Galdinin në Koalicionin Opozitar me të gjitha nderimet protokollare duke zhvilluar takim mes drejtuesve kryesorë të PD dhe LDE, e pastaj duke dalë në një Konferencë për Shtyp, dy kryetarët e partive së bashku.
Luajaliteti i pedagogut Galdini ndaj Bashës ka qenë i kushtëzuar jo vetëm nga faktorë politikë por edhe për shkak të miqësisë së tyre të hershme.
Së fundmi, Galdini është shprehur qartë se nuk është dakort me vendimin e PD për djegien e mandateve dhe strategjinë e pas 16 shkurtit e këndej.
Ja edhe reagimi i plotë i Arian Galdinit në profilin e tij në facebook:
Sqarim për të gjithë ata që duan ose Ushtarë ose Tradhëtarë.
As Arian Galdini e as LDE nuk jemi as Ushtarë e as Tradhëtarë.
Jemi parti e lindur, e zhvilluar dhe e vendosur si Parti e Qendrës së Djathtë, Parti Opozitare, jo thjesht Opozitare kundër Edi Ramës dhe Rilindjes, por jemi Parti Opozitare kundër Edi Ramës, Rilindjes dhe Së Majtës.LDE është ende Parti Anëtare e Koalicionit Opozitar e drejtuar nga PD
LDE është politikisht ende në Kauzën e Çadrës së Lirisë. LDE nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim, vendim e përkatësi. Mbetet po ajo Parti sikurse ishte në Çadrën e Lirisë.
LDE e ka bërë publik dhe e ka përsëritur me këmbëngulje çdo ditë se është kundër gjithë strategjisë dhe veprimeve e vendimeve të Opozitës Parlamentare që prej 16 shkurtit e këndej.
Nuk jemi kundër Opozitës.
Kujdes.
Jemi me Opozitën.
Por nuk jemi fare mbështetës të strategjisë, vendimeve e veprimeve të Opozitës prej 16 shkurtit e këndej.
Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e LDE. Asgjë. Kemi shkruar, kemi folur, kemi publikuar videomesazhe, kemi dhënë intervista.
Ne jemi koherentë me qëndrimet tona.Pra asnjë çudi e sakrilegj nuk ka këtu tek vendimi i LDE për tu regjistruar në KQZ për të marë pjesë në zgjedhje. Tek e fundit kjo është detyra jonë. Partitë prandaj krijohen, prandaj ekzistojnë, që të konkurojnë.
LDE nuk synon e as pretendon e as do të kërkojë të zëvendësojë Opozitën.
Ne as duam ta bëjmë këtë e as besojmë se ky është misioni ynë.
Ne jemi Parti sovrane që synon të konkurojë aty ku mundet, aq sa mundet, si një Parti Opozitare.
Kujdes.
Jo si Opozita.
Por thjesht dhe vetëm si Parti Opozitare.
LDE nuk ka asnje detyrim për të zbatuar vendimet e Koalicionit Opozitar Parlamentar. Këto vendime na janë komunikuar neve aleateve joparlamentarë vetëm nga TV dhe gazetat.
Më vjen keq, por ne nuk u bindemi vendimeve ku nuk jemi pjesë e as urdhërave nga TV.
Suksese e mbarësi të gjithëve.
Kaq.