Argjentina në krahët e Lionel Messit. Në ndeshjen numër 1000 sulmuesi më i mirë i dekadave të fundit që mban të veshur fanellën bardhekaltër, frymëzoi dy herë kampionët e botës në një sukses në pamje të parë të lehtë të lehtë kundër Australisë 2-1 që e katapulton ekipin e Lionel Scalonit në çerekfinale ku gjen Holandën e Luis van Gaal.
E zhbllokoi në minutën e 35 numri 10 ndeshjen e luajtur në “Ar-Rayyan” dhe më pas Argjentina kontrolloi pothuajse çdo top deri në dyfishimin e shifrave pas një topi të vjedhur nga De Paul ndaj portierit të “Socceros” për t’ia dhuruar Alvarez-it nuk fali me portën bosh.
Më pas, Goodwin shkurtoi shifrat por ky gol nuk shërbeu për të zgjuar skuadrën australiane. Në fund, Paul bëri me zemër të pranishmit bartdhjekaltër në stadium dhe miliona argjentinasit në botë por Martinez e bllokoi me sukses pak sekonda nga vërshëllima finale.
Kryefjala e mbrëmjes ishte padyshim Lionel Messi që bëri gjithçka deshi në fushën e lojës, duke thyer me sukses strategjinë e “kangurëve”.
Ky ishte goli i parë i Messit në një fazë me eleminim direkt në botëror dhe i nënti në Kupën e Botës, një më shumë se Maradona. Me fanellën e Seleccion janë 94, në karrierë 789. Kundër Holandës, Argjentina do të luajë në datën 9 dhjetor ora 20:00 në “Lusail Stadium”.