Teksa shfletoi dosjen e çështjes së privatizimit të ish-klubit Partizani, non grata Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo akuzë të SPAK ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit.
Ai theksoi po ashtu se vajza e tij, Argita Malltezi nuk ka përfituar kurrë asnjë qindarkë nga sektori shtetëror apo trashëgimia e të shoqit dhe se pasurinë e saj e ka deklaruar çdo vit duke harruar se Argita ka bërë kërdinë me ortaken e saj Flutra Kola në konflikt interesi, si Porto Romano me Fazlliçin, shtesën e aeroportit të Rinasit, privatizimin e ish ambasadës ruse te rruga e Durrësit duke marrë 40% të pronës pronarve për lirimin e objektit me urdhër të Saliut, e dhjetra objekte të tjera, ku Qeveria Berisha hapte tendera për gjoja investime.
Ja përrallat lehsit plak pa dhëmbë que nuk i ha askush:
“Së pari, për të ushqyer mediat pro-qeveritare me gënjeshtra dhe mashtrime, Rama dhe larot e tij, përdorën një letër, korrespondencë e mbesës time me të atin, dhe i bëjnë pyetjen e asaj “ta pyesim pak këtë vajzë si u bë babai yt kapitalist me 20 mijë euro kur s’ishte bashkëpronar në kompani’? Ai është bërë pa qenë, por duke qenë ortak i saj me kontratë e cila nënkupton përgjegjësi të pakufizuar, të regjistruar nga noteri. Ka pasur parcelë të tokës së tij, ka blerë parcela nga kushërinjtë e tij.
Së dyti, ka investuar me dokumente 60 mln lekë, i fshehin të gjitha. Së treti kanë qindra dokumente që ka shitur si shumica e ndërtuesve, kjo është praktikë dhe për çdo metër katror ekziston dokument, por këta shpifës të paguar për të hedhur tym shtrojnë pyetje si u bë. Ja pra si u bë! Zgjodhi vetë mes shitjes në gropë apo marrjes në kredi, në këtë mënyrë dhe e ka të vërtetuar në dogana.
Keqësia e Edi Ramës, hakmarrësit primitiv dhe larove të tij, kulmon kur në 3 ose 4 raste shkruajnë se Malltezi mori dizidentin dhe Argita nuk e deklaroi në të ardhurat e saj. Tani këtyre individëve që përdhosin ligjin, jeni ose skllevër të Edi Ramës, ose injorantë në ekstrem.
Argita Malltezi ka deklaruar pasuritë e veta dhe dy vite para ligjit, kur i deklaronte i ati. I ka deklaruar çdo vit, ligji nuk detyron lidhjen e lidhjes, ajo si deklaron se është funksionare, por për shkak të atit. Malltezi nuk është subjekt. Këta përdhosës të ligjit për të akuzuar , i referohen ligjit të bashkësisë familjare, por edhe ai e përjashton. Ai ligj thotë, të gjitha janë bashkë përveç pasurisë që vjen nga trashëgimia, nuk ka asnjë qindarkë nga trashëgimia e bashkëshortit.”
Berisha vijoi me akuzat e rënda ndaj kryeministrit Edi Rama duke i përmendur thjeshtrën.
“I kthehem Ramës, Argita Malltezi që nga vitet kur ka marrë rrogën e parë si pedagoge nuk ka fituar si kontraktore një qindarkë të vetme nga sektori shtetëror apo publik, kurrë! Se e ndalon ligji dhe ajo është njeri i ligjit.
Si hakmarrje se unë të kam përmend thjeshtrën ty, Edit e Lindës u them sa merreni me vajzën time, këshillojeni vajzën e shtëpisë, sqarojeni se Kushtetuta nuk e lejon të marrë pjesë në tendera, se si shushunjë ka marrë qindra tendera.”
“Ti do lësh mandatin për shkak të kësaj dhe je i pashpresë!”, theksoi Berisha në konferencë drejtuar kreut të qeverisë.