truktura e “Arenës Kombëtare” ka marrë pothuajse formën e saj finale, ndërsa punimet vazhdojnë edhe në mbulesën e stadiumit.
Impianti do të jetë më moderni në vendin tonë dhe me këto ritme pritet që stadiumi të jetë gati brenda vitit të ardhshëm. Drejtuesit e FSHF-së synojnë që përveç ndeshjeve të skuadrës kombëtare në këtë impiant të organizohen edhe ndeshje të kompeticioneve europiane si Superkupa e Europës, event në të cilin FSHF ka konkurruar në dy vitet e fundit. Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh, ndërsa do të ketë një kosto prej 50 milionë eurosh.