osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ardit Metaliaj, dora e ‘oktapodit’ Bashkim Ulajt që merr tendera me letra false, 140 milionë euro para publike

Ardit Metaliaj, dora e ‘oktapodit’ Bashkim Ulajt që merr tendera me letra false, 140 milionë euro para publike

Dora e Bashkim Ulajt, Ardit Metaliaj, po firmos një e nga një tenderët që i siguron shefi i tij. Firma “4-AM”është bërë pjesë e skandaleve pasi deklaron të dhëna të rreme kur garon për tenderë. Por, këto abuzime lihen me një anë dhe Bashkim Ulaj siguron tenderë të tjerë nga qeveritarët.

(Vetëm gjatë viteve të findit, dora e Bashkim Ulajt ka marrë rreth 140 milionë euro para publike me tendera me garë forma apo pa garë fare, me letra false, klientelizëm etj).

Këtë herë dhuratën ia ka bërë Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Në mars OST ka hapur garën për prokurimin me objekt “Zgjërimi i N/St Golem bashkë me instalimin e qarkut të dytë të linjës 110 kV nga N/St Golem deri në pikën e çarjes së linjës 110 kV Rrashbull-Kavajë (Faza 1)”. Me pak fjalë do të riparojnë disa linja dhe godina transmetimi që kanë probleme. Për këtë tender duket se ka paraqitur ofertë vetëm firma “4-AM”, e cila me letra rezulton në pronësi të Ardit Metalijas, por themeluesi dhe pronari i vërtetë është Bashkim Ulaj.

Duke qenë se Ulaj ka marrëdhënie të afërta me vetë kryeministrin Rama, nuk e ka të vështirë që të zgjasë dorën dhe të zgjedhë cilin tender të dojë. Prandaj dhe prokurimet e fituara nga kjo firmë kapin gjithmonë shfira marramendëse.

Për tenderin në fjalë “4-AM” ka ofruar 1.2 miliardë lekë ose 8.8 milionë euro. Sikur duket në dokumente nuk ka pasur në garë asnjë firmë tjetër. Çka tregon se Administratori i OST, Skerdi Drenova, ia ka dhënë kontratën pa zhvilluar garë fare Ulajt.

Në mungesë të konkurrencës dhe me çmim 9.7 milionë euro Ulaj do të rregullojë linjat e transmetimit të energjisë në Golem. Ja kështu pa u ndjerë dhe i mbuluar nga qeveritarët e mbush arkën e saj firma “4-AM”. Sepse në fund të fundit edhe APP, si një institucion përgjegjës për tenderët, lejon këto shkelje.

Vlen të rikujtojmë se në nëntor të vitit 2021 KLSH zbuloi shkelje të shumta në tenderin mbi 3 milionë euro të Bashkisë Tropojë dhe kallëzoi në SPAK kryebashkiakun e Tropojës, si edhe 8 zyrtarë të tjerë të institucionit në Prokurorinë e Tropojës.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) nuk e ka konstatuar faktin se ky Operator Ekonomik (4-AM) ka paraqitur deklarim të rremë në këtë procedurë prokurimi”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gjithashtu u kërkua përjashtimi i firmës në fjalë nga mundësit për të përfituar tenderë. Por, pavarësisht këtij kallëzimi APP nuk ka marrë asnjë masë, por në vitin 2022 mori vendimin që të mos pranojë këtë kërkesë të KLSH. Kështu edhe sot Bashkim Ulaj vazhdon të vjedhë fondet publike. (JOQ)