osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arbitri i jep një dorë Interit, fiton derbin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Arbitri i jep një dorë Interit, fiton derbin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Një derbi mbetet gjithmonë një derbi dhe ai i Milanos është gjithmonë special edhe kur luhet për qejf, jo më në një çerekfinale të Kupës së Italisë, ashtu siç ishte mbrëmjen e sotme në “San Siro”, ku u pa gjithçka në fushë, por në fund festoi pjesa zikaltër e qytetit.

Conte kishte lënë pushim 4 nga titullarët e tij, ndërsa Pioli kishte lënë në pankinë vetëm Calabrian, duke qenë se titullarë të tjerë si Donnarumma, Bennacer e Calhanoglu nuk i kishte të disponueshëm, megjithatë yjet në fushë nuk mungonin.

Derbi nisi menjëherë mirë për Milanin, që u shfaq kërcënueshëm, por Brahim Diaz nuk arriti të kërcënojë portën e Handanovic, ndërsa më pas zikaltrit morën kontrollin e lojës dhe i shkuan pranë golit të avantazhit.

Sfida u zhbllokua në miniutën e 31-të nga ana e suedezit Zlatan Ibrahimovic, që pas zhvillimeve të një faulli të kontestuar nga zikaltrit, gjeti cepin e portës dhe i ndihmuar edhe nga shtylla, dërgoi topin në rrjetën e portës së Handanoviç.

Zikaltrit provuan menjëherë reagimin, por Tatarusanu ishte në një ditë të mirë, ndërsa në fund të pjesës së parë nuk mungoi as tensioni. Gjithçka nisi me një faull të Romagnolit ndaj Lukakut, me këtë të fundit që shkoi t’i kërkojë llogari kapitenit të Milanit, por më pas përplasja vijoi me Ibrën.

Arbitri Valeri i ndëshkoi të dy me karton të verdhë, por tensioni vijonte dhe kjo e detyroi kryesorin të mbyllë pjesën e parë pas vetëm një minute shtesë, ndonëse kishte akorduar dy të tilla dhe të dërgojë protagonistët të qetësohen në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nis sërish me Interin kërkues, por Lukaku e Perisic gabojnë në rastet e krijuara, ndërsa Tatarusanu ndal një goditje mjaft të bukur të Sanchez, duke dërguar topin në këndore.

Në minutën e 58’ mbaron ndeshja për suedezin Ibrahimovic, që ndërhyn nga mbrapa ndaj serbit Kolarov dhe Valeri i tregon të verdhin e dytë në fytyrë, duke e dërguar në dhomat e zhveshjes para kohe dhe duke lënë kuqezinjtë me një lojtar më pak.

Zikaltrit zhvendosin lojën në gjysmëfushën e Milanit dhe në minutën e 70’ Barella lirohet mirë në zonë, por pengohet nga Leao, megjithatë arbitri Valeri nuk sheh gjë dhe lejon vazhdimin e lojës. Vetëm një minutë më vonë arbitri thirret nga VAR dhe pasi rishikon aksionin, akordon penallti për Interin, të cilën e ekzekuton saktë Romelu Lukaku, duke shënuar edhe golin e barazimit.

Në minutën e 75-të përfundon ndeshja edhe për arbitrin Paolo Valeri, që pëson një tërheqje dhe i lë vendin gjyqtarit të katërt Daniele Chiffi, ndërsa ndryshimi i arbitrave bën që loja të ndërpritet për të paktën 5 minuta.

Me një lojtar më shumë, Inter zhvendos tërësisht lojën në gjysmëfushën e Milanti dhe rastet pasojnë njëra-tjetrën, me rumunin Tatarusanu që bën heroi fillimisht ndaj Lautaro Martinez e më pas ndaj Lukakut.

Megjithatë goli ishte rrotull dhe erdhi në minutat shtesë, me danezin Christian Eriksen, që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke kaluar topin mbi mur dhe duke e dërguar në rrjetën e Tatarusanut, që nuk mund të bënte tjetër veçse të shihte sferën.

Një reagim i jashtëzakonshëm i Eriksen, që pasi kaloi disa muaj të vështirë te Interi, por rilind me rolin e mesfushorit para mbrojtjes dhe golin e parë zikaltër me specialitetin e tij, goditjet e dënimit, e shënon pikërisht ndaj Milanit në derbi, duke kualifikuar të tijtë për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Merr fund në çerekfinale aventura e Milanit në Kupë, por derbi i Milanos vijon më i nxehtë se kurrë në kampionat, aty ku kuqezinjtë kanë dy pikë më shumë se zikaltrit dhe ndeshja kokë më kokë është parashikuar pikërisht për më 14 shkurt.