osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arben Kraja shtiret si Adriatik Llalla, bën sikur “gjuan peshk”

Arben Kraja shtiret si Adriatik Llalla, bën sikur “gjuan peshk”

Edhe vjeshta e Arben Krajës për arrestimet VIP po ikën si ajo e Adriatik Llallës

Shkruan Sokol Pepushaj

Qeveria edhe ka hajdutë, edhe s’gjen hajdutë. Qeveritarët edhe s’kanë të ardhura finaciare, edhe janë milionerë. Yuri Kim edhe kap Peshk, edhe s’kap Peshk. Edi Rama edhe është kryeministër edhe s’është kryeministër. Lulzim Basha edhe është shef opozite, edhe s’është shef opozite. Ilir Meta edhe është President, edhe s’është President. Sali Berisha edhe është ‘non grata’, edhe vdes për Amerikën. Varfanjakët edhe janë të vjedhur, edhe votojnë hajdutët. Vullnetet e shoqërisë janë si lesh dreqi, sa s’ka “furkë” që end prej tij.

Po, në 30 vjet, dreqër kishte në çdo zyrë shteti.

Prandaj Peshqit s’ka Dreq që i kapë.

Janë skile. Janë shumë. Gjithkush kishte zyrë shteti u bë milioner, do me thënë Peshk. Edhe t’ua rrjepësh lëkurën, antiamerikanë e hajdutë dalin. Sa më shumë të kenë vjedhur, aq më larg ngjan “gjyqi” i tyre.

Po SPAK-u ç’bën?

Gjuan “Peshk” por nuk kap. Të gjithë “gjahtarët” ankohen.

Jo veç gjahtarët, por as “shenjtarët” s’kanë shenjë.

Hafizët për shëmbull, tash 1600 vjet e qëllojnë Dreqin me gurë në Mekë, por ende jo në shenjë. Kushedi sa do vazhdojnë derisa ta vrasin.

Janë ca enigma.

Për shembull, Saliu nga “Meka” e tij, “Foltorja”, “qëllon” Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me gjyq, do me thënë e gjuan me “gurë”.

Por Uashingtoni, i ka marrë masat. Nuk lejon ta gjuajë askush, as me guralec.

Ka tre ligje që mbrojnë Vendimet Ekzekutive nga kushdo në këtë Botë. Njëri ndër këta ligje është, se nuk ka askush të drejtë të apeloi vendimet e Sekretarit të Shtetit.

Pra, Saliu gënjen?

“Po” e madhe. Por nuk është ky problemi. Po të gënjente veten, ok, por “gënjen” Parlamentin, qeverinë, drejtësinë, mediat.

Të gjithë shtiren, të gjithë janë dinamikë, për të qetësuar nervat e shqiptarëve që pas Covid-19 dhe ngritjes së çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike, janë acaruar.

Pas gropës së thellë ekonomike kanë nuhatje më të hollë, pas vjedhjes 30 vjeçare, kanë “lëkurë” më të hollë pas premtimeve për ‘Peshq’ çdo vjeshtë, kanë vëmendje më të hollë.

E dini pse?

Sepse këta janë “Gjarpërinj” si Hashim Thaçi që e ndërronte “lëkurën” maleve, si gjarpërinjtë e vërtetë.

Këta janë “Gjarpërinj Hajdutë” që zvarriten zyrave të shtetit, që “ndërrojnë” “lëkurë”, ndërrojnë partitë, ndërrojnë dashnoret, ndërrojnë maskat.

Çdo vjeshtë që ka pritshmëri për “Peshq të Mëdhenj”. manipulojnë muskujt dhe indet.

Edhe pse lëkurën e prapanicës e kanë tërhequr deri në fytyrë, paraqiten si elita reformatore e shoqërisë. Kanë reflekse këta!

Reflekset Antiamerikane s’janë periferike?

Po të ishin kaq të skajshme, s’do i kushtonim kaq vëmëndje.

Prandaj për sot përcjellim disa pyetje që njerëzia i bën kudo?

Ku janë 4 Klanet Mafioze që drejtojnë 20 Familjet Kriminale?

Kur do të Kapen ‘Peshqit e Mëdhenj’?

Edhe vjeshta e Arben Krajës për arrestimet VIP po ikën si ajo e Adriatik Llallës?

Si durohet hajduti Edi Rama kryeministër katër vjet?

Si arrin Sali Berisha të shndërrohet në ISIS të Europës, duke manifestuar antiamerikanizëm publikisht.

Lulzim Basha a ka profesion tjetër përveçse opozitar?

Po andej nga drejtësia si shkojnë punët?

Këtej nga populli që pret çdo vjeshtë “Peshk”, flitet se duhen ndërruar “grepat” e SPAK-ut.

Të gjithë dyshojnë se Arben Kraja shtiret si Adriatik Llalla, bën sikur “gjuan Peshk”./Pamfleti