osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arben Ahmetajt i refuzohet azili në Zvicër, SPAK nis bashkëpunimin me autoritetet zvicerane për ta ekstraduar

Arben Ahmetajt i refuzohet azili në Zvicër, SPAK nis bashkëpunimin me autoritetet zvicerane për ta ekstraduar

Ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt duket se e presin ditë të vështira. Mësohet se ish-ministrit Ahmetaj i është refuzuar azili në Zvicër, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur bashkëpunimin me autoritetet zvicerane për ta ekstraduar. Por këto nuk janë të vetmet telashe që e presin zotin Ahmetaj, pasi edhe mediat në Zvicër (Lugano) tregojnë vendndodhjen e tij dhe ndërkaq kanë zbuluar transfertën 1.8 milionë euro në llogaritë e ortakut të ish-zv/kryeministrit.

Sakaq, referuara shkrimit të mediave zvicerane, do të kërkohet interpelancë me autoritet lokale, si iu dha banesa në zonën “VIP” dhe a është i regjistruar ish-ministri Ahmetaj i shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga SPAK sa i takon aferës së “Inceneratorëve”. Më poshtë gazeta po pasqyron detajet “bombastike”.

Llabani jep detaje

Kështu fillimisht ka qenë gazetarja Anduena Llabani, e cila komentoi rrethanat dhe arsyet se çfarë e ka shtyrë ish-ministrin Arben Ahmetaj të sulmojë qeverinë shqiptare në mediat ndërkombëtare. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, ajo shpreh se një nga arsyet e sulmit është sepse atij i është refuzuar azili politik në Zvicër. Shkak për këtë sipas gazetares, është mosdeklarimi i saktë i të ardhurave që ka pasur Ahmetaj në Shqipëri. “Unë kam komunikuar deri në dhjetor te vitit të shkuar, në dhjetor të 2023 me Arben Ahmetajn. Unë mendoj se ka filluar një arsenal intervistash.

Kam informacion se Ahmetajt i është refuzuar azili në Zvicër. Është që procedurat për të marrë një azil është që t’i gjëja e parë që deklaron janë shumë e parave që ti disponon në vendin e origjinës, familja jote dhe nëse ti gënjen atëherë refuzohesh. Duket se nuk ka rezultuar pozitive dhe kjo mund të ketë qenë një nga arsyet se pse i është refuzuar azili në Zvicër”, deklaroi ajo. Më tej gazetarja Llabani theksoi se Ahmetaj ka blerë një apartament në Lugano të Zvicrës dhe për ta realizuar blerjen e tij është ndihmuar nga disa shqiptarë atje. “Ka dy vjet që ka blerë shtëpinë në Lugano, e kishte planifikuar, e dinte se çfarë do ndodhte me të, e ka marrë një apartament aty. Unë e di se kush e ka ndihmuar, e kanë ndihmuar disa shqiptarë atje dhe të sigurojë dhe procedurat për të marrë shtëpinë atje”, nënvizoi gazetarja Llabani.

Njoftimi i SPAK

Ndërkohë telashe për ish-ministrin Arben Ahmetaj ka paralajmëruar edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK). Konkretisht në programin e transparencës së SPAK për muajt e fundit të 2024, te regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, janë zbardhur disa detaje nga politikanët që kanë dosje në Prokurorinë e Posaçme. Në një prej pyetje drejtuar SPAK, kërkohet informacion nëse është bërë kërkesë në Zvicër për ekstradimin e personit. A.A?

Përgjigje SPAK

Në vijim të komunikimit, si dhe në përgjigje të kësaj kërkese për informacion nëse është bërë kërkesë në Zvicër për ekstradimin e personit A.A, bëhet me dije se në kuadrin e ushtrimit të ndjekjes penale për procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022, ku shtetasi A.A., ka pozicionin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, janë duke u kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, qoftë ato që çmohen të nevojshme dhe të domosdoshme për zbardhjen e fakteve dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të veprës penale si dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm, ashtu edhe ato për zbatimin e masave të sigurimit. Mbështetur në nenet 103, 279 të K.Pr.Penale si dhe nenin 295/a të K.Penal, nuk mund të bëhen publike, të dhëna më të detajuara.

Pyetje

Tani më kur është bërë publike vendndodhja e ish zëvendëskryeministrit A.A, ne Lugano të Zvicrës, a i është drejtuar (apo parashikon t’i drejtohet) Prokuroria e Posaçme me kërkesë autoriteteve zvicerane për arrestimin e tij me qellim ekstradimi? ; Cilat janë marrëdhëniet me Zvicren në raste të tilla, dhe a ka pengesa për zbatimin e një urdhëri arresti ndërkombëtar me qëllim ekstradimin?; A jeni në dijeni nëse zoti A.A, ka nisur ose jo procedurat për azil, dhe nëse po, diçka e tillë, a përbën pengesë që autoritetet zvicerane të refuzojnë arrestimin/ekstradimin e tij?

Përgjigje SPAK

Në kuadrin e ushtrimit të ndjekjes penale për procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022, ku shtetasi A. A., ka pozicionin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, janë duke u kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, qoftë ato që çmohen të nevojshme dhe të domodoshme për zbardhjen e fakteve dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të veprës penale si dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm, ashtu edhe ato për zbatimin e masave të sigurimit. Mbështetur në nenet 103, 279 të K.Pr.Penale si dhe nenin 295/a të K.Penal, nuk mund të bëhen publike, të dhëna më të detajuara. Konfederata e Zvicrës, është palë në Konventën Europiane për Ekstradimin të vitit 1959, dhe bashkëpunimi me të, ndër vite, ka qenë i frutshëm, si në kuadër të ekstradimeve ashtu edhe ndihmës së ndërsjelltë juridike.

Shkrimi i plotë i mediave zvicerane

Nga ana tjetër, jehonë ish-ministrit Arben Ahmetaj i kanë bërë edhe mediat zvicerane. Si mundet që një ish-politikan i nivelit të lartë, nën hetim për krime shumë të rënda, banon në një ndërtesë në pronësi të bashkisë? Kjo është pyetja e madhe që kanë ngritur në Zvicër për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetajn, qëndrimi i të cilit në Lugano ka filluar të shqetësojë jo vetëm komunitetin atje por edhe politikën lokale. Në drejtim të Bashkisë së Luganos dhe autoriteteve të tjera vendore është kërkuar një interpelancë për informacion rreth Arben Ahmetajt që jeton në një vilë luksoze nga këshilltarët lokalë Raoul Ghisletta, Edoardo Cappelletti dhe Mattea David. Ata pyesin nëse Bashkia e Luganos “konfirmon që ndërtesa në Via S. Franscini i përket qytetit të Luganos” dhe nëse “a është në dijeni nëse ish-zëvendës kryeministër shqiptar dhe partnerja e tij banojnë rregullisht atje?”.

Nënshkruesit e pyetjes duan gjithashtu të dinë nëse “ndarja e akomodimit të qytetit për personat e përmendur konsiderohet e rregullt?”. Në përgjigjen për këshilltarin bashkiak socialist Raoul Ghisletta dhe dy të tjerët bashkia thotë se institucioni përgjegjës për hetime të thelluara në lidhje me azilkërkuesit është Sekretariati i Shtetit për Migracionin dhe jo Qyteti i Luganos. Bashkia, në përgjigje i saktëson se “nuk ka, me ligj, asnjë kompetencë për të kryer hetime apo vendime në fushën e procedurave të azilit dhe kufizohet në ndjekjen e procedurave të shpalljes, duke mirëpritur persona që respektojnë kërkesat dhe që sigurojnë dokumentacionin e saktë”.

Reagojnë Bashkia e Luganos dhe mediat zvicerane

Bashkia e Luganos edhe zyrtarisht konfirmon se ndërtesa ‘ish Enderlin’ në via Franscini 11 në Lugano është në pronësi të saj dhe se për të përcaktuar akomodimin me qira atje ndjek procedurën e përcaktuar nga Rregullorja për caktimin e akomodimit në pronësi të Bashkisë së Luganos, miratuar nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e 7 tetorit 2019”. “Në fakt apartamentet janë vënë për “konkurrencë publike dhe me çmime tregu”.

Konkretisht, më 5 korrik 2023 Bashkia pranoi hapjen e konkursit për dhënien e banesës që tërhoqi vëmendjen, garë në të cilën askush nuk mori pjesë. Kështu që ne kaluam nga praktika në negociata të drejtpërdrejta për të gjetur një qiramarrës. Procedurë që i është besuar Menaxhmentit për Pasuri të Paluajtshme Institucionale SA (Gipi), që ka mandat të rregullt nga Bashkia.

Qiramarrësi u gjet në fund të shtatorit dhe mori çelësat e shtëpisë në fund të tetorit”, thuhet në reagim. Pra, pushteti lokal në Lugano thotë se e ka nxjerrë në ankand për ta dhënë me qira të banesës me çmim tregu por nuk ka pasur të interesuar, duke pasur parasysh edhe çmimin. “Personi që aplikon për qiranë – thekson ekzekutivi i qytetit të Luganos – ka paraqitur dokumentacionin e zakonshëm, i cili është vlerësuar dhe prej tij nuk ka dalë asnjë çështje kritike e asnjë lloji, prandaj mendohet se dhënia e qirasë është vlerësuar, ekzaminuar dhe është plotësisht në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi për këtë çështje”, thuhet në dokument.

Detajet

Mediat zvicerane lokale, të kantonit italishtfolës Ticino, shkruajnë se janë interesuar të autoritetet lokale, janë pyetur drejtuesit e departamenteve të Pasurive të Paluajtshme dhe të Sigurisë, për të marrë pikërisht përgjigjen e këtyre pyetjeve ndërsa janë informuar se është e vërtetë që ndërtesa është në pronësi të bashkisë, ndërsa për emrin e Ahmetajt thonë se nuk e kanë parë kurrë. Kjo konsiderohet normale duke qenë se apartamenti është në emër të partneres së tij Erjola Hoxha, e cila ka firmosur kontratën, edhe pse Ahmetaj si të gjithë qytetarët, është ende i detyruar të regjistrohet sipas ligjit dhe deri tani nuk e ka bërë këtë. Të njëjtat burime thonë se qiraja për apartamentin nuk është dhënë me çmim të ulët, por një qira shumë e shtrenjtë, ndërsa në të njëjtin banesë kanë qëndruar persona shumë njohur VIP edhe më parë.

Mediat shkruajnë gjithashtu se prania e Ahmetajt në Lugano nuk është e rastësishme, duke e lidhur këtë edhe me disa raportime të mëparshme se gjithsej 1.8 milionë euro do të ishin transferuar nga bankat shqiptare në llogari të një dege të Credit Suisse në Lugano të një prej ortakëve të Ahmetajt. Për të hedhur dritë mbi këto transferta të majme nga Shqipëria, SPAK kërkoi informacion përmes një letërporosie në Zvicër, ndërsa Ministria Publike e Konfederatës dërgoi dokumentet e kërkuara në tetor 2023. Por raportohet edhe një lidhje tjetër e Ahmetajt, pikërisht me Luganon, qytetin ku po jeton në një apartament super luksoze. Kompania e inceneratorit Integrated Energy BV ka transferuar paratë pikërisht në Lugano, ku kishte një llogari në Arner Bank, mbi të cilën Mirel Mërtiri kishte prokurë. Një kompani në Zvicër, 3DDD Sëiss Trading SA, merrte transferta të majme nga një llogari që i përkiste inceneratorit të Tiranës. Kompania është themeluar nga një shtetas shqiptar me banim në Itali dhe që zotëron një tjetër kompani në kantonin e Ticinos, Drax Consult SAGL.

Vetë Drax Consult ishte në qendër të një skandali më parë në Zimbabve. Sa i përket çështjes së azilit, mediat zvicerane thonë se ende ka pikëpyetje për t’u pranuar sepse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar që prej korrikut 2023 për dosjen e inceneratorëve, ndërsa burime bëjnë me dije se hetimet pritet të mbyllen brenda muajit qershor.