osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arben Ahmetaj zbulon tre të pavërtetat që janë thënë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Rri deri në 6 mëngjesit po deshët

Arben Ahmetaj zbulon tre të pavërtetat që janë thënë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Rri deri në 6 mëngjesit po deshët

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, nënvizoi 3 të pavërteta që sipas tij janë lakuar në këtë komision.

Mes të tjerash Ahmetaj, shprehu gatishmërinë e tij se ishte i hapur që t’ju përgjigjen pyetjeve të komisionit deri në 6 të mëngjesit nëse do të ishte nevoja.

Pjesë nga dëshmia:

Ahmetaj: Sqaruam një të pavërtetë. E parë është se kishte dy vendime. Por ka një vendim. E thatë tani (I drejtohet Tabakut). E dyta; një e pavërtetë tjetër është se ‘Ministria e Financave se ka aprovuar’. Ministria e Financave ka dhënë dakordësi të plotë për financimin në fund të 2014-ës. Kjo ka qenë e pavërtetë se ka dalë në publik se; aty s’ka qenë e aprovuar nga MF-ja. Janë 184 kontrata të bëra në periudhën 2005-2013. Kam një kontratë këtu që është HEC-i i Ashtës.

Tabaku: Dua këtë çështje këtu!

Ahmetaj: Po do rri deri në 6 të mëngjesit, deri sa të doni ju. Do bëjmë debate të pafundme. Unë jam anëtar i qeverisë dhe ti anëtare e opozitës. Dua një shembull koncensioni.

Tabaku: Se dua. Unë dua që të vazhdojmë këtu
Ahmetaj: Do na vlejë, është çështje interesante.

Tabaku: S’ka interes me këtë komision

Ahmetaj: Ka shumë. Shikoni pak koncensionin e Ashtës, ka marrë 77 mln euro nga buxheti i Shtetit. Po ky HEC pse ka marrë? Se ka punuar. Po pastrimi i Elbasanit, i Fierit? I Tiranës? A kanë punuar? Po! Është koncension tipik, ndaj e solla për t’iu paraprirë dhe unë. Ne do e bëjmë debatin për Shqipërinë. Këtu doli që edhe në momentin që një muaj para se të ikte, ish-ministri ka dhënë një ‘ok’ për bunsin e Fierit. E pavërteta e tretë; ‘430 mln euro’.

Tabaku: Dua të fokusohem në lidhje me procedurën e inveneratorit të Tiranës. Ju thoni se sipas kompetencave që ju jep ligji, keni qenë ministër i Financave në atë periudhë kur u miratua kontrata koncensionare dhe keni dhënë mendim për këtë kontratë. Cili është mendimi juaj për këtë kontratë?

Ahmetaj: Siç u diskutua edhe këtu, dhe më vjen mirë që u artikulua partë se MF është autoritet fiskal dhe jo kontraktor. Sa i përket koncesioni të Tiranës, ai ka disa pika dhe letërkëmbime që i keni. Ato i referohen kërkesave kontraktore, duke iu referuar zbatimit normal të fizibilitetit, që është neni 19 dhe neni 42 te ligji i PPP-ve, ku thuhet se Ministria e Financave i referohet qëndrueshmërisë fiskale.

Çdo të thotë kjo? Sa e mban në atë vit të paracaktuar në bazë të PPA-së në raport me borxhin dhe në këtë kufizim që unë e kam nisur si Ministër, ku i vura dhe më ka mbështetur qeveria dhe parlamente, 5% të të ardhurave tatimore vitit paraardhës.