Autorja dhe moderatorja e programit të njohur “ Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, është filmuar sot gjatë një momenti të pakëndshëm.
Ajo ndodhej në zonën e ish-bllokut dhe siç raporton JOQ, Arbana ishte përplasur me një makinë “Benz” ngjyrë gri që drejtohej nga zonja bjonde që shikoni në video.
Në vendngjarje ka qenë dhe polici i cili mesa duket e ka “detyruar” Arbanën të firmosë një gjobë, edhe pse ajo nuk ka qenë shumë dakord.
Vëmendjes sonë nuk mund t’i shpëtojë as personi tjetër që ndodhet në ato momente pranë Arbanës. Ai është Eduart Grishaj, regjisori i programit që Arbana drejton dhe me të cilin përflitet se mund të jetë në një lidhje.