osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Apeli pranoi ankimin e Alibeajt! “Foltorja” egërsohet nis presionet ndaj gjykatës: “Shoqëruesja” e Berishës kallzim penal ndaj gjyqtares Muça

Apeli pranoi ankimin e Alibeajt! “Foltorja” egërsohet nis presionet ndaj gjykatës: “Shoqëruesja” e Berishës kallzim penal ndaj gjyqtares Muça

Sinjalet se Gjykata e Apelit të Tiranës pritet të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit, i cili njohu “Foltoren” dhe i fali kësaj të fundit Partinë Demorkatike, ka alarmuar Grupin e Rithemelimit.

Prej disa ditësh “Foltorja” dhe PD e Alibeajt po përplasen me njëra-tjetrën, çështje kjo që ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës dhe Apelit. Shkak është bërë vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, i cili më 25 mars të këtij viti njohu Statutin e 11 dhjetorit të Sali Berishës si statut zyrtar të Partisë Demokratike. Të ndodhur përpara kësaj situatë, Alibeaj vendosi të ankimojë vendimin e Zhukrit në Apel, teksa kërkon anulimin e tij ose nëse nuk ndodh kjo, marrjen e kësaj çështje dhe shqyrtimin e saj nga një tjetër trupë gjykuese, për shkak se gjyqtari në fjalë ka konflikt interesi dhe se sipas tij, është i njohur i Sali Berishës.

Kjo kërkesë është pranuara nga gjykata dhe ndërkohë avokati i Partisë Demokratike zyrtare Indrit Hoxha deklaroi për gazetën se shpreson që të rrëzohet vendimi ilegjitim i Zhukrit. Kështu që nisur nga këto zhvillime, gazeta ka mësuar se “Foltorja” është vënë në lëvizje, duke lëvizur të gjithë gurët, ndërsa ka nisur sulmet dhe presionet ndaj gjyqtares Blerina Muça.

PD paralajmëron kallëzim penal për gjyqtaren

Madje sinjale se kanë nisur presionet dhe sulmet i ka dhënë Ka qenë shefja e Komunikimit në PD, Floriana Garo, denoncoi sipas saj praktikat abuzive të Gjykatës së Tiranës, duke thënë se ka pasur ndërhyrje të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese të PD-së.

Garo deklaroi se prej më shumë se 2 javësh, Gjykata e Tiranës nuk i kthen përgjigje dhe nuk vë në dispozicion të Partisë Demokratike vendimin e gjyqtares Blerina Muça që pranoi ankimimin e Alibeajt. Për këtë, Garo ka paralajmëruar se nëse deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së hënë ende nuk do t’i jetë komunikuar zyrtarisht vendimi i gjyqtares Muça, atëherë ajo do të paraqesë kallzim penal për shpërdorim detyre për cilindo personazh të përfshirë në këtë skenar të jashtëligjshëm, pavarësisht pozicionit që mban.

“Jam këtu përpara jush për të denoncuar praktikat abuzive të gjykatës së Tiranës, e cila ne vijim të ndërhyrjeve të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese legjitime të partisë, vazhdon të bëhet palë në proces, duke favorizuar një fraksion i cili pasi mbajti peng vulën e demokrateve për muaj me radhe, tani kërkon përsëri t’i bllokojë ata nëpërmjet marifetesh proceduriale. Konkretisht, që në datën 26 Prill, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës se Tiranes qe t’i komunikojë vendimin e gjyqtare Blerina Muçaj e cila pranoi ankimin e deputetit Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të Partisë Demokratike, me qëllim që të ushtronim të drejtën tonë ligjore të ankimit.

Prej më shumë se 2 javësh, Gjykata e Tiranës nuk kthen përgjigje dhe nuk na vë në dispozicion vendimin duke u bëre pengesë për ta ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin. Arsyeja e vetme e kësaj manovre vonese është që dosja e regjistrimit në gjykatë te Kuvendit të 11 Dhjetorit të degdiset në gjykatën e Apelit përpara se Partia Demokratike të ketë mundësinë të ankimojë vendimin e gjyqtares Muça. Partia Demokratike i bën thirrje drejtuesve të Gjykatës Tiranë, përkatësisht kryetarit Flamur Kapllani dhe Kancelarit Donald Xhelili që të mos bëhen pjesë e këtij skenari bllokimi të paligjshëm.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike paralajmëron se nëse deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së hënë ende nuk do t’i jetë komunikuar zyrtarisht vendimi i gjyqtares Muça, atëherë ajo do të paraqesë kallzim penal për shpërdorim detyre për cilindo personazh të përfshirë në këtë skenar të jashtëligjshëm, pavarësisht pozicionit që mban. Organet drejtuese legjitime të Partisë Demokratike i zgjedhin dhe përcaktojnë vetëm demokratët me votën e lirë dhe s’mund ti diktojë askush, as me vendime gjykate e as me marifete proceduriale”, deklaroi Garo.

Përplasja Berisha-Alibeaj, ja si rrodhi ngjarja

Gjykata e Tiranës ka pranoi pak javë më parë ankimin e Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm.

Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD përfaqësuar nga Alibeaj ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022. Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.